Spiropali: Kurrë më parë Shqipëria, më e madhe, më e vlerë, më e lirë, më e bashkuar se sot

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave.

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish! Ndoshta kështu do na përshëndeste shqiptari i madh Kadare kur të shihte bashkë në këtë sallë kaq shqiptarë të mirë, të dashur, miq. Asgjë nuk mund t’i bashkojë dhe ti afrojë më tepër shqiptarët sesa nëntori i lavdishëm i Plakut të Vlorës, Ismailit tjetër të madh që na trashëguan etërit. Asgjë më tepër se flamuri i Arbrit nuk mund t’i bëjë më pranë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, të Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të Luginës së Preshevës dhe të Kalabrisë, të Amerikës dhe Greqisë, Britanisë dhe Australisë, Gjermanisë dhe Italisë, kudo ku shtysa për jetën, instinkti i mbijetesës, frymëzimi historik, apo rrethanat, kanë çuar disa prej nesh anembanë botës. Aty ku kemi vajtur, me gjuhën dhe kujtimin e varreve të gjyshërve, me traditën dhe shpresën për të ardhmen, me sytë në perëndim dhe shpirtin që flet shqip e nuk ndahet nga viset e përjetshme të shqipes së bekuar”, tha Spiropali në fjalën e saj në këtë aktivitet.

Spiropali theksoi se, kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e madhe, më e vlerë, më e lirë, më e bashkuar, se sot.

“Jam thellësisht e prekur. Ndjesë që ndjehem e pafuqishme për të gjetur fjalët e lartësisë që meriton ky rast fatlum. Por për një gjë jam e sigurt: Kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e madhe, më e vlerë, më e lirë, më e bashkuar, se sot”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht vështirësive, vuajtjeve, dhembjeve, pavarësisht shpresës që rend më shpejt se mundësia, pavarësisht mundësive që janë më të pakëta se shpresat, kurrë ndonjëherë si sot, shqiptarët nuk kanë shkruar kaq shkoqur dhe qartë historinë e të ardhmes së tyre.

“Atë të ardhme, që siç e na e ka mësuar vetë e shkuara, do jetë sigurisht e ndritur, sa kohë shqiptarët do të dinë të jenë bashkë dhe të mirëkuptuar”, tha Spiropali.

“Atyre që na shohin nga jashtë, ne shqiptarët mund t’i dukemi të çuditshëm. Si kreshnikë të çartun, si bij të rreptë të shqipes, që hasmi nuk na e ka parrë kurrë kurrizin. Dhe kanë të drejtë. Ashtu jemi. Si rrallëkush, ne dimë të durojmë vuajtjet e jetës dhe mundimin e luftës. Dallojmë sepse ne dimë të jemi, sa miq besnikë, aq dhe armiq për vdekje”, u shpreh Kryeparlamentarja.

“Drejt e ka pasur dy shekuj më parë anglezi i madh Lordi Bajron. Sot, sërish ne bijtë e shqipes duhet të jemi më punëtorë, më të duruar me njëri-tjetrin, më të aftë në luftën e madhe për të bërë paqe me bindjen e thellë se ky vend ka nevojë për ne të gjithë bashkë, dhe ne të gjithë bashkë nuk kemi asgjë tjetër me çfarë ta zëvendësojmë magjinë e këtij atdheu të madh. Këtij atdheu që duhet t’i blatojmë besnikëri dhe mbrojtje nga çdo kërcënim, përfshi edhe telashet që ne shqiptarët hera-herës i shpikim për njëri-tjetrin”, tha ajo.

“Me flamurin e Kastriotit, nën betimin për Fe’ e Atdhe, ne shqiptarët që i themi nënës Nënë, atit At, dhe bukës bukë, kemi frymëzim të përbashkët: të jemi një yll i shtuar në flamurin e Evropës së Bashkuar, i familjes sonë të madhe me të cilën na bashkon frymëzimi dhe historia, nevoja dhe domosdoshmëria, zgjidhja si zgjedhje e vetme dhe zgjedhja e vetme si zgjidhje pa dilema”, theksoi Spiropali.

“Është e vërtetë, që kemi ende shumë e shumë halle”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, “që shkaktojmë shumë derte dhe tallaze shpesh të pamerituara mes njëri-tjetrit. Ndeshemi për një karrige, apo vritemi për një vështrim. Të shtyrë nga kushedi çfarë delli i pavdekshëm ballkanik, ndjehemi ngushtë kur nuk kemi përballë një hasëm të armatosur, dhe i sulemi të ngjashmit tonë me zellin e hasmit”.

“Sot shqiptaria ka një problem. Koha që kemi humbur dhe na e kanë humbur. Koha që duhet të fitojmë duke ecur shpejt për të shkruar historinë e re evropiane të Shqipërisë. E ndjej! Do ndodhë! Po ndodh! Sot është më mirë se dje! Nesër do të jetë më mirë se sot! Gëzuar shqipe! Gëzuar ditën e Flamurit!”, përfundoi fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

(ATSH)

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…