Begaj: Sami Repishti ishte ikonë e mbijetesës së regjimit komunist

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjarëve të Profesor Sami Repishtit, pas ndarjes së tij nga jeta.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjarëve të Profesor Sami Repishtit, pas ndarjes së tij nga jeta.

“Të nderuar familjarë të Profesor Sami Repishtit, ju shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, veprimtarit fisnik, shqiptaro-amerikanit, i cili, deri në frymën e fundit, nuk reshti së punuari për çështjen shqiptare”, shkroi Begaj.

“Profesor Repishti ishte ikonë e mbijetesës së regjimit komunist, gjatë të cilit e burgos për t’iu ndaluar liria e fjalës. Ai pati guximin për t’u shprehur i lirë, për të thënë të vërtetën dhe për të luftuar për të drejtën, parime për të cilat nuk bëri kurrë kompromis”, tha Begaj.

“Profesor Repishti e ktheu të gjithë përvuajtjen e tij në përpjekje për të ngritur kauzën shqiptare në Uashington. Shqiptarët e kanë respektuar e do t’i jenë përjetë mirënjohës Profesor Repishtit për jetën dhe veprën e tij frymëzuese”, shkroi Presidenti i Republikës.

(ATSH)

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm