Rama: Me ritëm të shpejtë punimet në aeroportin e Vlorës, agjencitë turistike kanë filluar prenotimet

Edhe këtë 28 nëntor, Kryeministri Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku.


Si sot, tre vjet më parë nisi jetësimin në terren Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, një vepër madhore për të gjithë shqiptarët.

“Këtu, ku ne ndodhemi, është ndërtuar dhe aerodromi qysh në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër, ne sot fillojmë një histori të re.” – u shpreh Kryeministri Rama në ditën e nisjes së punimeve, të cilat sot po ecin me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Edhe këtë 28 nëntor, Kryeministri Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku.

“Ndodhemi në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Tashmë jemi në fazat finale të ndërtimit, këtu, i kemi vendosur punët në vijë. Në krahun tonë të majtë është pista prej 3.2 kilometër ashtu siç kemi thënë. Siç e shikoni janë të gjitha makineritë në operacion në këto momente. Jemi në fazën e shtrimit të stabilizantit për të kaluar pastaj tek të gjitha shtresat e tjera, çimentato e deri sa të shkojmë tek asfalti special që përdoret për pistën.Këtu jemi pjesën e ndërtesave të zjarrfikësve. Përpara kemi kullën. Kulla është tashmë pothuajse e përfunduar, janë bërë të gjitha ndarjet, në ndërkohë që pjesa e kupolës së sipërme është e prodhuar dhe vjen e gatshme për t’u montuar. Kemi disa afate që i kemi vendosur në kalendar.” – detajoi Zv/kryeministrja Balluku, teksa shpjegoi edhe zona problematike të ndërtimit për shkak të gjeologjisë së vështirë.

“Jemi në një zonë që jemi dy metra e pak nën nivelin e detit, kështu që i gjithë terreni, jo vetëm pista është ngritur me 2.7 metra nga niveli fillestar i të gjithë fushës. Kjo ka qenë një fushë aerodromi militare e ndërtuar në fillim të viteve ’20 ashtu siç ne e dimë, ndërkohë që është mbyllur e gjithë pjesa e drenazhimit, duke qenë se zona është nën ujë, pavarësisht lartësisë që ne i kemi dhënë dhe çfarë është më e rëndësishmja është mbyllur e gjithë pjesa e rrethimit, i cili duhet të përmbushë parametrat.”

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, teksa theksoi se ajo duhet intensifikuar në vijim. “Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshishet në aktivitetin e aeroportit dhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do vijnë nga prania e aeroportit, por është shumë e rëndësishme; ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë, natë-ditë.” – u shpreh ai.

Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë.

Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…