“Tirana Art Weekend”, Gonxhja: Promovim dhe mbështetje e krijimtarisë bashkëkohore

Tirana Art Weekend është ngjarja e parë publike e AVAN (Albanian Visual Arts NetWork)


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se një tjetër aktivitet i është shtuar Tiranës, si një mundësi për të promovuar artistë të ndryshëm bashkëkohorë. Tirana Art Weekend është ngjarja e parë publike e AVAN (Albanian Visual Arts NetWork), që mbledh aktorët kryesorë të skenës së pavarur të arteve pamore në Shqipëri dhe përreth, duke ofruar një platformë për ekspozita dhe shfaqje artistike të ndryshme.

“Kjo fundjavë arti është një mundësi për t’u njohur me punën e shumë artistëve, hapësirave të ndryshme ekspozuese, organizatave kulturore dhe kolektivave artistikë lokalë, të cilët janë bashkuar nën një program të përbashkët, i cili përfshin aktivitete të ndryshme si ekspozita, prezantime dhe diskutime. Tirana Art Weekend ka për qëllim të promovojë dhe të mbështesë krijimtarinë bashkëkohore, duke e vendosur Tiranën në qendër të skenës ndërkombëtare të artit, përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes artistëve, institucioneve dhe komunitetit”, thotë Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Javës Kombëtare Kulturore, si dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe është një mundësi për të festuar dhe përforcuar lidhjet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane. Gjatë kësaj fundjave arti, Tirana Art Weekend sjell dhjetëra artistë të njohur, si dhe projekte që përfshijnë një gamë të gjerë mediatikash dhe shprehjesh artistike.

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”