Atmosferë festive në kryeqytet, ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”

Kryebashkiaku Erion Veliaj i rrethuar nga fëmijë dhe qytetarë të Tiranës, ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në zemër të Tiranës këtë herë.


Tirana ndodhet zyrtarisht në festë! E kthyer tashmë në traditë, sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i rrethuar nga fëmijë dhe qytetarë të Tiranës, ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në zemër të Tiranës këtë herë. Në mesazhin e tij, ai ftoi qytetarët të jene me solidare e bashkëpunues.

“Edhe këtë dhjetor do të doja t’ju ftoja që teksa ndezim këto dritat e pemëve dhe zbukurimeve magjike në Tiranë, që secili ta ndizte një dritë të vogël te zemra e tij, të bëhemi pak më të mirë, pak më solidarë, të kujdesemi për dikë që ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë. Do të doja që të gjithë, pas këtyre dritave të ndezim dritën e zemrës sonë dhe të mendjes sonë për ta bërë Tiranën vërtet një qytet model”, tha ai.

Kryebashkiaku nuk e fshehu krenarinë për transformimin e Tiranës, duke përmendur mes të tjerash edhe çmimet ndërkombëtare.

“Sot Tirana ka 1 milion qytetarë dhe pothuajse çdo muaj nga 1 milion turistë, ndërkohë që nuk ishte kështu vite më përpara, Tirana s’ishte fare në hartë. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët punojmë bashkë, kur ne e ndihmojmë njëri tjetrin, kur ne inkurajojmë njëri tjetrin, kur i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, ec përpara, vazhdo punën, secili prej nesh kontribuon që Tirana të jetë e gjitha më e mirë, të jetë më e pastër, më e ndriçuar, më e rregullt, më solidare. Tirana para dy vitesh ishte kryeqyteti Europian i Rinisë, ndërkohë që para një viti kryeqyteti Europian i Sportit, këtë vit Tirana ka qenë mbretëresha e të gjithë qyteteve të Ballkanit, ia kemi arritur të gjithë me punë. Ndërkohë, vitin tjetër Tirana do jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të thotë se çdo vit Tirana ka pasur një titull ndërkombëtar me të cilin unë krenohem që jam shërbëtori juaj dhe jam krenar dhe mirënjohës për secilin prej jush që jeni qytetarë model”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se ashtu si 2024, Tirana do të shkëlqejë edhe në 2025. Ai ka ftuar qytetarët që të shijojnë atmosferën e festave të fundvitit duke garantuar se aktivitetet artistike për ta nuk do të mungojnë gjatë këtij muaji.

“Një mbrëmje që nuk duhet humbur, muzikë, energji dhe momente të paharrueshme”, shkroi më herët Veliaj në rrjetet sociale.

Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë: Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Anxhela Peristeri, Manjola Nallbani, Era Rusi, Juliana Pasha, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj, Vesa Luma dhe Emra Brah. Ky koncert pritet të jetë më shumë sesa një mbrëmje muzikore.

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.