BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike, 13 pikë mbi mesataren afatgjatë

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë, ndonëse shënoi rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor 2024.


Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë, ndonëse shënoi rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor 2024.

Sipas BSH-së, rënia e TNE-së këtë muaj u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve.

Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë.

Nga ana tjetër, rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të tregtisë dhe e besimit konsumator kontribuuan pozitivisht, duke zbutur rënien në treguesin e TNE-së.

Vrojtimi i BSH-së tregon se, Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 0.9 pikë përqindje në muajin nëntor. Niveli i tij qëndron rreth 10 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositës të bizneseve. Situata e prodhimit industrial aktual u vlerësua më pozitivisht duke zbutur ndikimin rënës të komponentit të parë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 5.1 pikë përqindje në nëntor. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 28 pikë mbi mesataren historike. Rritja e TBN-së u drejtua kryesisht nga vlerësimet më optimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për punësimin u rritën lehtë, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan prirjen rënëse.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 6.1 pikë përqindje në nëntor, por niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike me rreth 17 pikë përqindje. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës.
Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2 pikë përqindje në muajin nëntor, duke qëndruar rreth 13 pikë mbi mesataren historike. Në rritjen e TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist për ecurinë aktuale të biznesit.

Ndërsa Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 2.3 pikë përqindje në muajin nëntor, duke e çuar nivelin e treguesit 4.3 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit ka reflektuar kryesisht pritjet më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha.

Vrojtimi i BSH-së, vlerëson se, edhe pritjet për gjendjen e tyre financiare janë vlerësuar me rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në muajin nëntor.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…