Dhuka: Shqipëria partner strategjik i BE-së, e linjëzuar 100% me politikën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, deklaroi sot se Shqipëria është vlerësuar si një partner i rëndësishëm strategjik


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria është vlerësuar si një partner i rëndësishëm strategjik dhe është 100% e linjëzuar me politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Europian.

Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Çështjeve Europiane, Dhuka u ndal te mundësia e çeljes në negociatave për kapitujt e lidhur me politikën e jashtme të përbashkët, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së.

Në këtë drejtim, ajo çmoi përgjigjen e shpejtë nga ana e Kuvendit, mbi mundësinë e paraqitur nga BE përmes letrës së Presidencës hungareze për të çelur negociatat për dy kapituj të tjerë.

“Shqipëria po progreson me mbështetjen e KE-së dhe të vendeve anëtare të BE-së në rrugëtimin historik të çeljes së negociatave me më shumë kapituj, që nga momenti kur çeli negociatat për grupimin e parë ‘Themeloret’, në 15 dhjetor”, tha ajo.

Sipas Kryenegociatores, Shqipëria i ka pararendur të gjitha përgatitjet teknike për të avancuar me çeljen e negociatave edhe me kapituj të tjerë gjatë vitit 2025.

Në këtë drejtim, ajo falënderoi për mbështetjen politike dhe teknike Kuvendin e Shqipërisë.

Në lidhje me pozicionet negociuese, Dhuka sqaroi se ato janë konfidenciale dhe shqyrtohen nga komisioni për Çështjet Europiane në kushte të konfidencialitetit.

“Pozicionet negociuese janë pjesë e procesit të negociatave për Traktatin e Aderimit në BE, që pritet të nënshkruhet dhe më pas të ratifikohet. Kur të hyjë në fuqi ky Traktat, Shqipëria bëhet anëtar i BE-së. Ndaj këto dokumente dhe diskutime në lidhje me procedurat e shqyrtimit dhe miratimit zhvillohen në kontekstin e një traktati ndërkombëtar, siç është ai i Aderimit në BE”, tha Dhuka.

Pavarësisht nga kjo, Dhuka theksoi se grupi negociator i kryen rregullisht diskutimet në lidhje me çështjet me rëndësi për ekonominë, shoqërinë dhe organizatat e shoqërisë civile që përfshihen në procesin integrues.

“Përmes platformës së partneritetit janë kryer diskutime dhe konsultime në lidhje me çështjet në fjalë. Kjo në mënyrë sistematike përmes takimeve periodike që zhvillon platforma e partneritetit në 27 tryezat e saj sipas çështjeve të ndryshme. Në grupkapitullin e parë përfshihen çështje që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, reformën në administratën publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformat kryesore. Janë 4 instrumente dhe të katër këto dokumente janë publike dhe i janë nënshtruar dialogut me ekonominë dhe shoqërinë civile. Po ashtu janë të publikuara dhe angazhimet e marra në kuadër të tyre”, tha Dhuka.

Duke iu përgjigjur kërkesës së kryetares së komisionit, deputetes së PD-së Jorida Tabaku për të publikuar pozicionin negociues të Shqipërisë, Dhuka kujtoi se dokumenti i pozicionit negociues është parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë që të jetë shqyrtim konfidencial.

Po ashtu, Dhuka theksoi se “ne kemi parë me kujdes eksperiencën nga vende të tjera në procese të ngjashme dhe ky qëndrim është i ngjashëm me atë të Shqipërisë”.

“Negociatat janë një eksperiencë e re për vendin tonë dhe ka koncepte të cilat do t’i diskutojmë, do t’i bëjmë tonat dhe familjarizohemi në vijim. Unë dhe ekipi negociator ndajmë ekzakt të njëjtin qëndrim si ju në lidhje me përfshirjen e shoqërisë shqiptare dhe ekonomisë në procesin e negociatave në këtë transformim të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror. Nuk ka asnjë arsye të besojmë se ne ndajmë një qëndrim të ndryshëm nga ju në këtë drejtim. Ju siguroj se ne do të bëjmë maksimumin për të përfshirë të gjithë faktorët shoqëror në procesin e negociatave”, iu drejtua Dhuka Tabakut.

Ndërkohë, ajo sqaroi se çështjet e tregut do të diskutohen në muajt e ardhshëm, por për shumë çështje të përfshira në atë grupkapitull dialogu me ekonominë dhe bizneset ka mbi 5 vjet që ka nisur.

“Nuk është një proces disajavor por është i shtrirë në kohë dhe zhvillohet në mënyrë graduale. Instrumentet që ne përdorim për të zbatuar angazhimet që merr pozicioni negociues janë udhërrëfyesi dhe planet e veprimit, instrumente që janë në proces diskutimi të gjerë me të gjithë faktorët ekonomikë e shoqëror. Pozicioni negociues është një dokument strategjik deklarativ që parashikohet nëse Shqipëria i pranon apo jo Acqui, pastaj mënyrën se si zgjedh ta përafrojë Acqui-në janë të hapura dhe të konsultueshme”, shtoi Dhuka.

(ATSH)

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.