Dumani: SPAK të hetojë korrupsionin mbi 500 euro, prokurorët të kenë mundësi rikandidimi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, tha se SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, tha se SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“SPAK ka qenë dhe është në vijën e parë të kësaj lufte duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë, bashkëpunim ndërkombëtar, me rezultate konkrete. Pavarësia institucionale ka dhënë rezultate premtuese të cilat janë përkthyer në çështje konkrete me subjekte konkrete”, tha Dumani.

Dumani nënvizoi se SPAK ka ndjekur penalisht përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Kuvendit dhe magjistratë.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, e kam fjalën për korrupsionin e zyrtarëve publikë, SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv, anëtarë të Kuvendit, gjithashtu edhe në pushtetin gjyqësor, gjyqtarë, prokurorë, avokatë apo edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Kemi ushtruar ndjekje penale dhe për kryetarë apo ish-kryetar bashkie që janë përgjegjës në nivelin lokal”, u shpreh Dumani.

Sa i takon ushtrimit të ndjekjes penale, Dumani tha se “krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme ka në fokus të saj edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku edhe falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, kryesisht me vende anëtare të BE-së, kemi bërë të pamundurën të godasim grupe të ndryshme kriminale të cilat janë të përfshira në tregjet ndërkombëtare të narkotikëve si dhe vrasjeve të ndryshme”.

Dumani shtoi më tej se në fokus të SPAK do të vijojë që të ngelet sekuestrimi i produkteve të veprës penale.

“Nga data e krijimit të SPAK, deri në ditën që po flasim, kemi sekuestruar një numër asetesh prej 150 milionë eurosh”, tha Dumani.

Dumani foli edhe me shifra për sa i përket masave të kërkuara.

“Megjithëse hetimi me krimin e organizuar, aktualisht i shtrirë në shumë vende të botës, masa e sigurisë arrest me burg zë 49% të totalit për të cilat është kërkuar. Numri i totalit i të paraburgosurve për SPAK është më pak se 9% të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha Dumani.

Dumani shtoi se aktualisht në Prokurorinë e Posaçme “janë 20 prokurorë, 60 hetues të BKH, 12 hetues financiarë”.

“Kemi sektor modern të përgjimeve të ekspertizës kriminalistike. Kemi investuar me mjete dhe teknologji bashkëkohore që do të shërbejnë në funksion të hetimeve të suksesshme. Shtyllë suksesi ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtare, si në luftën kundër krimit të organizuar, ashtu edhe kundër korrupsionit”, tha Dumani.

Dumani bëri me dije se nga viti 2020 deri në vitin 2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore, nga të cilat 25 janë aktive dhe 10 skuadra të krijuara vetëm në vitin 2023.

Kreu i SPAK foli edhe për sfidat e këtij institucioni në të ardhmen, sfida të cilat tha se i ka paraqitur dhe shpreson që të gjejë edhe mbështetje e zgjidhje ligjore nga Kuvendi.

“Sfida e parë, ruajta e pavarësisë institucionale të SPAK. Kjo pavarësi institucionale është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar që të jetë i suksesshëm ndaj ndjekjes së veprave penale.

Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit të SPAK, pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin ku kanë qenë më parë, ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme, me qëllim që të rishikohet dhënia e mundësie dhe jo zgjatje automatike të mandatit, që të rikandidojnë, të vazhdojnë të jenë pjesë e SPAK.

Është me vend të bëhen ndryshimet e nevojshme lidhur me pragun monetar 500 euro, me qëllim rritjen e këtij pragu. Çdo akt korruptiv mbi këtë marzh bën kompetent SPAK. Ky marzh të rritet dhe SPAK të fokusohet tek ato çështje që janë më të ndjeshme.

Sfidë për SPAK është edhe administrimi i rolit të Komisionerit Publik, tha Dumani.

“SPAK do të përfaqësojë Komisionerin Publik në seancat gjyqësore në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, në rast të ankimimeve të komisionit të vetting-ut. Kemi marrë masa me Ministrinë e Drejtësisë, me Ministrinë e Financave, por edhe me institucionet aktuale të vetting-ut, me qëllim që të kemi një tranzicion sa më të butë. SPAK të jetë i gatshëm për të ushtruar këtë rol të ri”, tha Dumani.

Dumani nënvizoi se SPAK ka nevojë edhe për bashkëpunimin e institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit me qëllim të jemi të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.