Karameta: Përforcim i besimit të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve te tregu unik digjital

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.


Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta tha se kjo reformë synon të krijojë një tërësi rregullash të njëtrajtshme në të gjithë Bashkimin Evropian, të përshtatura për epokën digjitale, me qëllim përmirësimin e sigurisë juridike dhe përforcimin e besimit të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve tek tregu unik digjital.

“Qëllimi kryesor i GDPR-së është t’u japë individëve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale dhe të thjeshtojë mjedisin rregullator për biznesin ndërkombëtar dhe administratën publike, duke unifikuar rregulloren brenda Bashkimit Evropian”, tha ai.

Reforma gjithashtu përfshin edhe direktivën, që ka të bëjë me mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për qëllimet e parandalimit, hetimit, zbulimit dhe ndjekjes të veprave penale ose ekzekutimin e dënimeve penale dhe lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla.

Mbrojtja e të dhënave personale është një e drejtë themelore e individit e parashikuar në nenin 35 të Kushtetutës.

(ATSH)

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…