Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Rrjetet sociale, rrugë të reja për dhunën ndaj grave e vajzave

Zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit sidomos rrjetet sociale lehtësojnë rrugë të reja për dhunën ndaj grave dhe vajzave, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve më të mëdha të abuzimit.


Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ngritur shqetësimin mbi përmasat në rritje të dhunës ndaj grave në hapësirën digjitale.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi teknologjia dhe rrjetet sociale po shfrytëzohen për të ushtruar forma të reja dhune, nga turpërimi i trupit dhe ngacmimi kibernetik, deri te shpërndarja pa leje e informacionit personal.

“Dhuna ndaj grave nuk është vetëm fizike, por po merr gjithnjë e më shumë një dimension dixhital: nga turpërimi i pjesëve të trupit dhe ngacmimi kibernetik (dërgimi i imazheve seksuale të pakërkuara në internet) te ndarja pa leje e informacionit personal në internet.

Për më tepër, format digjitale të dhunës gjinore ndaj grave janë veçanërisht të dukshme për gratë e ekspozuara ndaj formave të ndërthurura të diskriminimit, për shkak të faktorëve të tillë si PAK, orientimi seksual, feja, gjendja sociale, gjendja shëndetësore apo ekonomike”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Komisioneri thekson se zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit po i ekspozon gratë dhe vajzat ndaj rreziqeve të reja, duke krijuar hapësira për abuzime që janë shpesh të vështira për t’u adresuar ligjërisht.

“Zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit sidomos rrjetet sociale lehtësojnë rrugë të reja për dhunën ndaj grave dhe vajzave, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve më të mëdha të abuzimit” shkruhet në postimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.