Skema e re e Granteve 2025 për startup-et, Ibrahimaj: Fond prej 300 milionë lekësh

Sot u prezantua Skema e re e Granteve 2025 për startup-et shqiptare.


Sot u prezantua Skema e re e Granteve 2025 për startup-et shqiptare.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila mori pjesë në aktivitetin e prezantimit u shpreh se, për këtë skemë është vënë në dispozicion një fond prej 300 milionë lekësh.

“Me një fond prej 300 milionë lekësh, përmes skemës së mbështetjes synojmë fuqizimin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri”, tha Ibrahimaj.

“Pas suksesit të vitit të kaluar me 94 startup-e të mbështetura, këtë vit presim të shohim ide të reja që do të sjellin energji dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shtoi ajo.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 dhjetor 2024, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e transformimit të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri.

Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.

Duke njohur vështirësitë në sigurimin e fondeve për ciklin e zhvillimit në fazën e hershme dhe koston e lartë për të përkthyer një produkt ose shërbim në një kompani të suksesshme, është krijuar programi për të ndihmuar në vazhdimësi kompanitë startup dhe lehtësuesit e startup-eve në një faze kritike të zhvillimit dhe për t’u mundësuar sipërmarrësve në Shqipëri të ndërtojnë bizneset e tyre inovative në vend. Kompanitë dhe përfituesit e tjerë që marrin financim nëpërmjet këtij programi pritet të ofrojnë një model të përdorshëm komercialisht, tregtojnë një pilot ose ofrojnë një produkt ose shërbim të gatshëm për tregun dhe shtrirje tek klientët e parë potencialë gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Mbështetjen me grant e përfitojnë startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve dhe lehtësuesve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Aplikantët mund të jenë individë, nomadë digjitalë, kompani private mikro, të vogla dhe të mesme të themeluara në Shqipëri, jo më të vjetra se 6 vjet në momentin e aplikimit.

Financimi i dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë – Faza e Ndërtimit të Konceptit; 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë – Faza e Validimit dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë – Faza e Zgjerimit dhe Ndërkombëtarizimit. Afati i implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jetë afërsisht 9 muaj.

Vendimet e financimit do të merren në bazë konkurruese nga një komision i vlerësimit i përbërë nga specialistë të ekosistemit, administrate shtetërore dhe pjesëtarë të akademisë.

Numri i projekteve fituese do të përcaktohet nga cilësia e aplikimeve dhe do të jenë subjekt i totalit të fondeve të disponueshme ose të alokuara për vitin 2025. Gjithashtu, në mbështetje të këtij programi, Agjencia Startup Albania do të ofrojë mbështetje me mentorë dhe trajnime në fusha të tilla si zhvillimi i biznesit, marketing, shitjet, mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe të tjera, në varësi të nevojave specifike të startup-eve.

Ky Manual i Thirrjes ofron informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat e aplikimit dhe synohet që informacioni do të ndihmojë të lundrohet lehtësisht gjatë procesit. Manuali i Thirrjes dhe procedurat përkatëse janë ndërtuar për të qenë transparente, të drejta dhe mbi të gjitha, për të evidentuar dhe mbështetur sipërmarrësit më të talentuar dhe kompanitë startup më të mira që operojnë në Shqipëri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.