Xi thekson ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë

Të hënën u mbajt mbledhja e katërt e punës për ndërtimin e nismës“Një brez, një rrugë”, ku Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Foto nga VCG

Të hënën pasdite u mbajt mbledhja e katërt e punës për ndërtimin e nismës“Një brez, një rrugë”, ku Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ai theksoi se në një mjedis ndërkombëtar të pasigurt dhe të ndërlikuar, promovimi i zhvillimit të nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë përballet me mundësi dhe sfida, por në përgjithësi mundësitë janë më të mëdha se sfidat.

Duhet të ruajmë besimin dhe stabilitetin strategjik, të marrim përsipër përgjegjësitë me guxim, për të krijuar një të ardhme më të ndritur për bashkëndërtimin e nismës‘Një brez, një rrugë’, theksoi Xi.

Pas dëgjimit të fjalimeve të të pranishmëve, Xi mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku theksoi se që nga propozimi i nismës në vitin 2013, nën udhëheqjen e fortë të Partisë Komuniste të Kinës, falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha palëve, fushat e bashkëpunimit janë zgjeruar, niveli i bashkëpunimit është rritur dhe ndikimi ndërkombëtar është forcuar. Nisma“Një brez, një rrugë” ka arritur rezultate të mëdha, duke kontribuar në forcimin e miqësisë midis vendeve të përfshira dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të tyre.

Xi Jinping theksoi se vitet e fundit, bota ka hyrë në një periudhë të re ndryshimesh, pasigurish, rritje të njëanshmërisë dhe të proteksionizmit, si edhe shpërthimin e konflikteve dhe trazirave të vende të ndryshme. Në këtë kontekst, për të promovuar zhvillimin e nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë, duhet të përballemi me rreziqe dhe sfida të shumta, të kapërcejmë ndikimet e konflikteve gjeopolitike, të menaxhojmë marrëdhëniet me palët e përfshira dhe të sigurojmë interesat të jashtme të vendit.

Xi Jinping theksoi se bashkëndërtimi i nismës “Një brez, një rrugë” ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me cilësi të lartë. Duhet të mbajmë një qëndrim të qartë me rritje të qëndrueshme, të zbatojmë në mënyrë të plotë dhe të saktë konceptin e zhvillimit të ri, të përshpejtojmë ndërtimin e një strukture të re zhvillimi dhe të ndërtojmë një bashkësi me të ardhme të përbashkët të njerëzimit. Duhet të respektohen parimet udhëzuese të konsultimit, ndërtimit dhe shpërndarjes së përbashkët, hapjes, pastërtisë dhe qëndrueshmërisë, të udhëhequr nga tetë veprimet kryesore për ndërtimin e nismës“Një Brez, Një Rrugë” me cilësi të lartë, duke e orientuar punën drejt ndërlidhjes. Duhet të kombinohen zhvillimi me cilësi të lartë dhe siguria në një nivel të lartë, udhëheqja e qeverisë dhe operimi i tregut, planifikimi shkencor dhe optimizimi dinamik, rritja e sasisë dhe përmirësimi i cilësisë. Duhet të thellojmë “lidhjen e fortë”në fushën e infrastrukturës, “lidhjen e butë”në standardet dhe rregullat, si dhe në lidhjen e zemrave mes popujve të shteteve partnere të nismës. Duhet të zhvillojmë projekte madhore dhe projekte të vogla që përmirësojnë jetesën, të forcojmë bashkëpunimin në fushat tradicionale dhe të zgjeronim gradualisht fushat e reja të bashkëpunimit.

Ai theksoi gjithashtu se duhet nxitur ndërtimi e një mekanizmi të qëndrueshëm për nismën “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë. Duhet përmirësuar mekanizmi i koordinimit, mekanizmi i “ndërlidhjes së fortë”, ” ndërlidhjes së butë” dhe “ndërlidhjes midis zemrave”. Duhet përmirësuar mekanizmi i bashkëpunimit të zinxhirit të industrisë dhe furnizimit, mekanizmi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e reja, mekanizmi i investimeve dhe financimit të shumëllojshmërisë. Gjithashtu duhet përmirësuar mekanizmi i bashkërendimit të parandalimit të rrezikut brenda dhe jashtë vendit, mekanizmi i mbrojtjes së interesave jashtë vendit, mekanizmi i lartë i komunikimit ndërkombëtar dhe ai e bashkëpunimit të pastër të nismës, duke e shtyrë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të nismës “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë.

Xi Jinping theksoi se duhen marrë hapa të guximshëm për të luftuar dhe tejkaluar sfidat dhe rreziqet, me qëllimin për të arritur më shumë përparim në bashkëndërtimin e nimës “Një brez, një rrugë”, duke kontribuar për ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

BURIMI: CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…