Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje sociale.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje sociale.

“Rreth 25 % e buxhetit të shtetit shpenzohet në mënyrë direkte për pagesa në funksion të politikave sociale, pensioneve, skemave mbrojtëse, ndihmës ekonomike, e bonuseve”, tha Gonxhja gjatë fjalës së tij në seancën plenare ku po diskutohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2025.

Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Arbi Agalliu, i cili kërkoi përmes një amendamenti në projektbuxhet, rritjen me 6 herë të indeksimit të pensioneve dhe shtim të fondit për bonusin e fundvitit, Gonxhja theksoi se situata aktuale e pensioneve lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet që ndikoi direkt mbi ardhmërinë e skemës.

“Vetë skema ka të bëjë me atë që kontribuojmë në vite. Nëse flasim sot për skemën e pensioneve, dekada para kemi situata që kanë ndikuar ndjeshëm në kredibilitetin e skemës në atë që kontribuesit do të duhet të paguanin. Të cilat nuk motivuan formalitetin për qytetarët, punonjësit apo bizneset, pasi pensioni llogaritej mbi një formulë me dy caqe. Njëri me llogaritjen e tre viteve më të ulëta të 10 viteve të fundit dhe jepej 70 % e kësaj mesatareje, ndërsa nuk mund të ishte më i lartë se 24 mijë lekë. Kjo bëri që çdo njeri që dilte në pension të merrte pensione të ulëta”, deklaroi Gonxhja.

Sipas tij, politikat jo të mirëmenduara dhe jo të mirëhartuara të opozitës së sotme kur ishte në pushtet, bënë që sot të përballemi me një pension mesatar jo të duhur e që nuk bën askënd krenar.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.