Kuvendi, një minutë heshtje për Arben Tafajn, Spiropali: Tirana humbi një nga mbrojtësit e saj

Arben Tafaj ishte kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë


Kuvendi mbajti sot një minutë heshtje në nderim të figurës së Arben Tafajt, që u nda sot nga jeta.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi që të nderohej një figurë e shquar si Arben Tafaj, ndërsa tha se “Tirana humbi një nga mbrojtësit e saj, qytetaria humbi një pjesë të zërit dhe frymës, shoqata “Tirana” humbi drejtuesin, shoqëria humbi një njeri me vlera për qytetin e tij.

“Ikja e Arben Tafajt është një humbje jo vetëm për bashkëshorten, fëmijët, miqtë dhe të dashurit e tij, por edhe për çdo tirons dhe kryeqytetas që ai e përfaqësoi denjësisht”, tha në fjalën e saj, kryetarja Spiropali.

Minuta e heshtjes u propozua nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe pas konsultimeve mes grupeve parlamentare u vendos momenti i mbajtjes së minutës së heshtjes.

Arben Tafaj ishte kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë. Me profesion ekonomist dhe i diplomuar në vitin 1986, Tafaj ishte zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, si këshilltar bashkiak, ndërsa mbajti postin e kryetarit të njësisë bashkiake numër 8.

(ATSH)

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…