Balluku: Çdo grua, e ekspozuar ndaj një forme të dhunës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh sot gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”, se gratë në Shqipëri, qofshin ato në politikë, apo çdo grua që ka një rol në shoqëri dhe jo vetëm është e ekspozuar ndaj një forme të dhunës.

“Unë mbaj pozicionin më të lartë në qeveri, por nuk e kam konsideruar kurrë atë pozicion si privilegj, vetëm sepse jam grua. Që në krye të herës, që kur unë, Ogerta, Albana Koçiu kemi qenë pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës në fillim të viteve 2000, Rama e ka pasur parim që burrat dhe gratë duhet të kenë të njëjtat shanse, pa pasur asnjë dallim. Madje duket e padrejtë, por ai shpesh thotë që gratë prodhojnë më shumë, janë më besnike dhe të sinqerta, më të angazhuara. Unë them që është çështje karakteri dhe nuk ka të bëjë me ndarjen grua apo burrë. Kjo tryezë ka një tematikë shumë të rëndësishme: barazinë gjinore, mbrojtjen e grave ndaj dhunës, si dhe ndikimin që kanë mediat sociale, dixhitalizimi. Së bashku biem dakord që kemi hyrë në epokën e revolucionit dixhital dhe Shqipëria është kampione dhe një flamurmbajtëse e këtij revolucioni, por si çdo produkt ka benefite dhe efektet anësore negative”, tha Balluku.

Ministrja foli edhe për të gjitha përfitimet që vijnë me epokën e dixhitalizmit, por u ndal më shumë te pasojat negative që secili i kalon çdo ditë. “Secili prej jush në një mënyrë apo një tjetër është viktimë, mund të ketë qenë edhe dje viktimë e një sulmi dixhital apo e një sulmi me bazë gjinore. Mund të ketë qenë dhe sot në mëngjes, çdo sekondë dhe çdo ditë”, shton ajo.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Burimi: ATSH

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…