
Bruksel, Krasniqi takim me Bordin e Platformës Europiane të Rregullatorëve Audiovizivë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi sot një takim në Bruksel me Bordin e Platformës Europiane të Rregullatorëve Audiovizive, EPRA.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi sot një takim në Bruksel me Bordin e Platformës Europiane të Rregullatorëve Audiovizive, EPRA.
Krasniqi bëri të ditur se në takim u diskutua zbatimi i Planit të Veprimit të EPRA-s për periudhën 2024-2026.
“Në takimin e fundit për këtë vit, të Bordit të Platformës Europiane të Rregullatorëve Audiovizive, EPRA. Diskutuam mbi zbatimin e Planit të Veprimit të EPRA-s për periudhën 2024-2026; programin e punës për vitin 2025; 30-vjetorin e EPRA-s; bashkëpunimin me jashtë dhe projekte të tjera”, u shpreh Krasniqi.
Mbledhjet e Bordit të EPRA-s zhvillohen rregullisht dhe sipas kryetares së AMA-s, përbëjnë mundësi të vlefshme për anëtarët e Bordit dhe Sekretariatin, për të shkëmbyer ide mbi çështje të aktualitetit dhe ato që lidhen me të ardhmen e Platformës.
(ATSH)