Dredha dhe VanHorn, takim me të rinjtë në Këndin Amerikan

Këndi Amerikan në Vlorë ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave, si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.


Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilluan një takim me të rinjtë vlonjatë në Këndin Amerikan të qytetit bregdetar.

Dredha tha se “VanHorn vizitoi Këndin Amerikan, ku qindra fëmijë e të rinj të Vlorës, në këto 20 vite bashkëpunimi, janë rritur me përkushtimin e një vendi që projekton lirinë dhe demokracinë”.

“Sot, për ta zhvilluar më tej këtë qëllim, mbështesim të gjithë bashkë investimin e ri për ta zhvendosur Këndin Amerikan te struktura e re në sheshin përpara bashkisë”, theksoi Dredha.

Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “Aeroporti i Vlorës dhe mundësitë e shumta që do t’i shtohen qytetit për të zhvilluar projekte kulturore ishin diskutimi ynë për të vijuar partneritetin e fortë mes Ambasadës Amerikane dhe bashkisë Vlorë”.

Këndi Amerikan në Vlorë ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave, si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.

Burimi: ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.