Hasani në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte, si dhe takimi përmbyllës i një viti të rëndësishëm për Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shënoi 75-vjetorin e themelimit të saj.

Në ndërhyrjen e tij, ministri Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike, si “gur themeli” të NATO-s.

Ministri bëri me dije se, Shqipëria po investon aktualisht 2,03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fushën e mbrojtjes, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa po punohet për arritjen e 3% të PBB, deri në vitin 2030.

Në kuadër të miratimit të raportit dyvjeçar të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ministri Hasani theksoi nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, për të kundërshtuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare dhe për të përforcuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse.

Ministrat e Jashtëm miratuan një sërë dokumentesh për çështje të ndryshme të Aleancës, veçanërisht sa i përket ecurisë së vënies në jetë të vendimeve të rëndësishme të dakordësuara nga krerët e shteteve dhe qeverive në Samitin e Uashingtonit (9-11 korrik 2024), si edhe nisjes së përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Hagë, në 24-25 qershor 2025.

Në fokus të takimeve, ku ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas ishte dhe vijimi i mbështetjes të vendeve aleate për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm aleatë gjatë takimit me homologun e tyre ukrainas Andri Sybiha, në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë (NUC), theksuan mes të tjerash mbështetjen e plotë për Ukrainën, për sa kohë të jetë e nevojshme në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.

Një sesion tjetër iu kushtua situatës në krahun jugor të Aleancës, ku ishte i ftuar dhe mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij, Abdullah II.

Vendet aleate theksuan forcimin e partneriteteve ekzistuese të NATO-s me vendet në krahun e saj jugor, të ndikuara më së fundi nga konflikti në Gazë, si edhe në dritën e vendimeve të marra nga liderët në Samitin e Uashingtonit, ku NATO caktoi një përfaqësues të posaçëm për Jugun.

Po ashtu, ministrat e vendeve aleate diskutuan dhe mbi qasjen strategjike të Aleancës ndaj Rusisë, masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për adresimin e kërcënimeve të gjithanshme të sigurisë, përfshirë këtu edhe kërcënimet hibride.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…