Ministeriali i Mbrojtjes SHBA – Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Dënojmë sulmin në veri të Kosovës

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare dhe vëzhguese të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatiku (A-5) u mblodhën në Tiranë, për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, që shtrohen në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.


Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare dhe vëzhguese të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatiku (A-5) u mblodhën në Tiranë, për të diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, që shtrohen në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Ky ministerial u bashkëdrejtua nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu me pjesëmarrjen e posaçme të ndihmëssekretares amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Në një deklaratë të përbashkët me ndihmëssekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë, Celeste Wallander, në përfundim të ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut të mbajtur në Tiranë, Vengu teksa vlerësoi rëndësinë e këtij forumi, i shprehu ndihmëssekretares së Mbrojtjes, Wallander mirënjohjen e qeverisë shqiptare për angazhimin e paçmuar të SHBA në zhvillimet politike, të sigurisë dhe atyre të mbrojtjes në vendin tonë, por gjithashtu në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Vengu ndau në përfundim të këtij ministeriali temat kryesore të diskutimeve mes përfaqësuesve të lartë të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut.

Vengu theksoi se, ministeriali këtë vit u kthye në një pol bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Konkretisht, tha Vengu, “gjatë vitit 2024 mirëpritëm dhe organizuam një sërë eventesh të nivelit të lartë politiko-ushtarak në kuadër të mbledhjes së shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të forcave të vendeve pjesëmarrëse, sikundër dhe gjeneral Cavolin, Komandantin suprem të NATO-s”.

“Patëm mundësi të kishim një ndërveprim shumë pozitiv në kuadër të Ministerialit të ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore dhe sot përmbyllim dhe Ministerialin e Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut”, tha ai.

“Patëm mundësi të ndaleshim mbi ndërlikimet në ambientin strategjik të sigurisë në kontinentin europian përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Theksuam dhe njëherë rilevancën e Kartës së Adriatikut dhe çdo vendi anëtar, në mënyrë të veçantë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në rajon”, tha vengu

Pjesë e diskutimeve të ministerialit të A-5 ishte edhe sulmi i fundit në veri të Kosovës.

“Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hibrid dhe një vëmendje të shtuar mori sulmi kriminal i pak ditëve më parë në Zubin Potok, ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, të gjitha vendet dënuan këtë sulm të rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, theksoi ministri Vengu.

Ndër të tjera në këto diskutime, sipas ministrit të Mbrojtjes, u fol edhe për ri-energjizimin e Kartës së Adriatikut, duke parë dinamikën gjeopolitike dhe ndryshimin e vazhdueshëm të ambientit strategjik të sigurisë.

“Kjo, – theksoi ministri Vengu duke jetësuar Politikën e Dyerve të Hapura të Kartës – dhe për ne anëtarësimi i Kosovës mbetet prioritet absolut, por dhe për të qenë më pro-aktiv në angazhime të përbashkëta në NATO, specifikisht në Forcat e Përparura të Aleancës në Europën Juglindore; Misionin për trajnimin, asistencën dhe mbështetjen për forcat ukrainase; Misionin e NATO-s në Irak; por dhe kontribues në agjendën e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët të Bashkimit Europian, si psh. në misionin ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Një pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe diskutimi mbi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes, në përputhje me procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, por dhe mbi investimet e Shqipërisë në industrinë ushtarake, rrjetin infrastrukturor, si dhe ndërveprueshmërinë mes forcave ushtarake. Sipas ministrit Vengu, këto do të përbëjnë një kontribut domethënës të vendeve tona për forcimin e qëndrueshmërisë kombëtare dhe mbrojtjes kolektive në zonën euroatlantike.

Ndërsa ndihmëssekretarja Amerikane e Mbrojtjes Celeste Wallander u shpreh falënderuese për punën e bërë në këtë fushë vitet e fundit, duke shtuar se të qenurit anëtare e NATO-s është një nga principet e mëdha të Kartës së Adriatikut.

“Dua të shpreh falenderimin e thellë për punën e bërë vitet e fundit ku ka pasur rezultate të ndjeshme në sfidat tona të mëdha”, theksoi ajo.

“Ne nuk jemi thjesht partnerë të ngushtë, por edhe miq. Vizioni i SHBA-së është sigurisht për paqe dhe stabilitet. Diskutimi i sotëm shkoi në zemër të këtyre ideve dhe tek ndërhyrja e ashpër e Rusisë në Ukrainë. Kemi hedhur baza të mira për atë që do të bëjmë në vitin 2025. Gjithçka vlen nga veprimet, jo nga fjalët që ne themi“, deklaroi ajo.

Wallander vuri theksin te bashkëpunimi mes shteteve që janë pjesë e Kartës së Adriatikut.

Me përfundimin e këtij ministeriali, mbyllet edhe angazhimi i vendit tonë për këtë vit sa i përket kësaj iniciative.

Gjatë 2024 Shqipëria mirëpriti një sërë eventesh të nivelit të lartë politiko-ushtarak në kuadër të Balkans CHODs, SEDM dhe pikërisht SHBA-A5, duke u kthyer në një pol për bashkëpunimin rajonal në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri