Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Komunitetit të Gjermanisë, Bernd Krösser.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi sot një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Komunitetit të Gjermanisë, Bernd Krösser.

Pirdeni bëri të ditur se temë e takimi ishin praktikat më të mira për të modernizuar më tej administratën tonë publike, dhe forcuar luftën kundër korrupsionit.

“Gjermania ka qenë përherë një nga mbështetësit kryesorë të reformave të rëndësishme të Shqipërisë, dhe rrugëtimit të vendit sa më të shpejtë në BE”, vlerësoi Pirdeni.

Më herët sot, ministrja Pirdeni zhvilloi një takim me përfaqësues të Fondacionit “Bertelsmann”, ku u diskutuan nga afër rezultatet e Shqipërisë në Indeksin e Transformimit Bertelsmann (BTI) për vitin 2024.

Indeksi konfirmon se Shqipëria është një vend me qeverisje të mirë, duke u renditur e 13-ta në botë nga 137 vendet në zhvillim dhe transformim të analizuara për indeksin e qeverisjes.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë