VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK, punë e të gjithëve

VanHorn deklaroi se Reforma në Drejtësi është një tjetër angazhim i rëndësishëm për Shqipërinë, në të cilin kanë ndikim të gjithë aktorët, nga ata politikë, social dhe shoqëror.


E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në vendin tonë, Nancy VanHorn është takuar në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali”.

Edhe në këtë takim, VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Për mua, është me të vërtetë një shenjë shprese për të ardhmen e Shqipërisë që ka kaq shumë të rinj, studentë të drejtësisë, me kolegë nga forcat e rendit, ku mund të flasim për rolin e zbatimit të ligjit në komunitetin tuaj. Në udhëtimin për në Vlorë këtë mëngjes, po flisja me një nga kolegët e mi nga ambasada dhe tema e diskutimit tonë, ishte: Si mund ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë një kulturë të vërtetë integriteti dhe një kulturë ku sundon ligji? Jo vetëm në universitete, jo vetëm në zyrat e policisë, por të jetë pjesë e asaj që bëjmë çdo ditë. Sepse janë vendimet e përditshme që merrni ato që e ndërtojnë këtë kulturë”, u shpreh VanHorn.

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në vendin tonë, gjatë fjalës së saj e vuri theksin edhe te puna e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që ka kompetencën për të inspektuar dhe hetuar standardet e korrupsionit, sjelljet e pahijshme nga policia, zjarrfikësit etj. “Dhe puna e tyre është e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane”.

VanHorn deklaroi se Reforma në Drejtësi është një tjetër angazhim i rëndësishëm për Shqipërinë, në të cilin kanë ndikim të gjithë aktorët, nga ata politikë, social dhe shoqëror.

“Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK. Kështu që unë do t’ju inkurajoj se si mund të përshtateni dhe çfarë mund të bëni në këtë aspekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju në këtë rrugëtim”, përfundoi ajo.

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri