Votimi nga jashtë, Hoxha: Përmirësojmë mekanizmat për rinovimin e dokumenteve të identifikimit

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka disa detyrime të rëndësishme gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u ndal sot ndërsa ishte i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin e posaçëm kundër Dezinformimit, edhe tek detyrimet për procesin zgjedhor që pritet pranverën e ardhshme. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka disa detyrime të rëndësishme gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas ministrit, këto detyrime lidhen kryesisht me; sigurimin dhe identifikimin e saktë të qytetarëve që mund të votojnë; përgatitjen dhe përditësimin e listave të zgjedhësve, duke përdorur të dhënat nga regjistri i Gjendjes Civile; verifikimin e saktësisë së të dhënave të zgjedhësve; regjistrimin e zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, duke siguruar që ata të kenë mundësi të votojnë; lëshimin e dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit; përditësimin e regjistrave të Gjendjes Civile duke pasur parasysh çdo ndryshim që mund të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor, siç janë ndryshimet e statusit të qytetarëve (vdekje, ndryshime emrash, etj.).

Ministri Hoxha tha në Komisionin e Posaçëm kundër Dezinformimit se në kuadër të marrjes së masave për organizimin e procesit zgjedhor të vitit 2025, Ministria e Brendshme ka nisur dhe do të përmirësojë të gjitha mekanizma që të ndihmojnë votuesit nga jashtë vendit për rinovimin e dokumenteve të identifikimit.

“Tashmë kjo kategori votuesish nuk ka detyrim për të aplikuar për dy kategoritë e dokumenteve të identifikimit, duke ulur kostot e këtij shërbimi pasi ky quhet tashmë një proces i përmirësuar”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, shtoi ministri Hoxha “Ministria e Brendshme si pjesë e arkitekturës institucionale për parandalimin e dezinfomimit dhe kërcënimeve hibride ndjek me vëmendje zhvillimet e kuadrit ligjor të Bashkimit Evropian në lidhje me dezinformimin me qëllim identifikimin e nevojave për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator kombëtar”.

“Aktualisht në Kodin Penal të Shqipërisë nuk është i përkufizuar termi “dezinformim” ndërsa lidhur me termin “shtrembërim të informacionit” janë të parashikuara vepra penale, që adresojnë shpërndarjen e informacioneve të rreme”, tha Hoxha.

Ministri tha se “rishikimi i Kodit Penal, i cili është aktualisht në proces, duhet të mbajë në konsideratë edhe aspektet e zhvillimeve më të fundit të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe implementimit të tij sipas vendeve të BE dhe Ministria e Brendshme përmes strukturave të saj mbetet e gatshme ta sjellë në vëmendje edhe këtë aspekt në çdo fazë të konsultimit të tij”.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri