Karçanaj: Bashkëpunim me Kanadanë për sigurinë kibernetike

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në takim Yves Belliveau, përfaqësues i Ambasadës kanadeze në Itali dhe Gregory Bunghardt nga departamenti i Sigurisë Publike të Kanadasë.

Karçanaj informoi se temë e takimit ishte siguria kibernetike dhe mbrojtja ndaj kërcënimeve të afërta.

“Ndërkohë u ndalëm edhe një herë te përvoja jonë në përballimin e sulmit të korrikut të dy viteve më parë, ku reagimi i menjëhershëm bëri që të dilnim nga ajo situatë me kosto minimale. Kolegët kanadezë, duke folur për situata të ngjashme dhe rreziqe të mundshme, thanë se aktualisht, në vendin e tyre, po punohet për përmirësimin e legjislacionit dhe hartimin e një plani veprimi për përballimin e sulmeve kibernetike”, u shpreh Karçanaj.
Lidhur me përdorimin e rrjetit social TikTok, Karçanaj bëri të ditur se “Kanadaja ka ndaluar shkarkimin dhe përdorimin e këtij aplikacioni në telefonat e punës të zyrtarëve qeveritarë”.

“Ndër të tjera, ndamë progresin dhe sfidat e inteligjencës artificiale, duke u përqendruar te rëndësia e krijimit të një kuadri rregullator që promovon përdorimin e saj në mënyrë të përgjegjshme, pa frenuar potencialin inovativ që ajo sjell. Një tjetër takim shumë frytdhënës ky i sotmi, për të mësuar dhe ndarë përvojat me njëri-tjetrin dhe për të vazhduar më tej me hapa konkretë në bashkëpunim”, tha Karçanaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia