Produktet shqiptare në panairin diplomatik në Mal të Zi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi, mori pjesë në Panairin e Përvitshëm Ndërkombëtar Diplomatik të Bamirësisë


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi, mori pjesë në Panairin e Përvitshëm Ndërkombëtar Diplomatik të Bamirësisë.

MBZHR bën të ditur se, në këtë aktivitet ndërkombëtar, produktet shqiptare tërhoqën vëmendje dhe interes të madh në vendin fqinj.

Kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e bimëve mjekësore, prodhimit të verës, mjaltit, reçelnave, etj, prezantuan produktet e tyre nën logon “Made in Albania”, me shije unike dhe çmime konkurruese në treg.

Ambasadorja shqiptare në Mal të Zi, Zhaklina Peto vlerësoi pjesëmarrjen e produkteve shqiptare në panair, duke e cilësuar si një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve shqiptare jashtë territorit.

Peto tha se, “ky panair është një mundësi e mirë që ambasadorët të jenë sa më afër me sipërmarrësit dhe në të njëjtën kohë të promovojnë vendin e tyre me potencialet që përfaqësojnë dhe që është një mundësi shumë e mirë për zgjerimin e ndërveprimeve mes prodhuesve”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…