Rritja e sigurisë, Lamallari pret përfaqësues të autoriteteve policore e doganore të Evropës Juglindore

Lamallari theksoi se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një qendër rajonale dhe ndërkombëtare për takime të rëndësishme që fuqizojnë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit.


Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sot në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur zhvillimin e një takimi të rëndësishëm në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve policore dhe doganore nga Evropa Juglindore, së bashku me drejtues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe Organizatës Botërore të Doganave.

Lamallari theksoi se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një qendër rajonale dhe ndërkombëtare për takime të rëndësishme që fuqizojnë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit.

“I lumtur që kësaj radhe mirëpritëm për herë të parë në Tiranë përfaqësues të autoriteteve policore dhe doganore të Evropës Juglindore, së bashku me drejtues të lartë të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin si dhe Organizatës Botërore të Doganave!”, shkruan Lamallari.

“Veprimi i përbashkët mes Komisionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara do të kontribuojë në siguri të shtuar, parandalim të krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe terrorizmit përmes kontrolleve më cilësore dhe efektive, analizave të riskut dhe përdorimit të teknologjisë moderne!”, thekson Lamallari në postimin e tij.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…