Gonxhja: Vijon puna për Teatrin e ri Kombëtar, simbol i ri i artit dhe kulturës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me arkitektët e “Bjarke Ingels Group” dhe nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Frida Pashako, inspektuan sot punimet në këtë kantier.


Puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar në kryeqytet po vijon, ndërsa ky projekt synon të kthehet në një simbol të ri të artit dhe kulturës shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me arkitektët e “Bjarke Ingels Group” dhe nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Frida Pashako, inspektuan sot punimet në këtë kantier.

Gonxhja bëri të ditur se deri tani kanë përfunduar punimet për mbrojtjen e gropës së themeleve, betonimi i pllakës së themelit, pjesërisht elementët vertikalë dhe një pjesë e soletës.

“Godina e re, e konceptuar me standardet më moderne, do të ofrojë hapësira funksionale dhe kreative për artistët, publikun dhe administratën, duke krijuar një përvojë unike dhe gjithëpërfshirëse. Po ashtu, ambiente të dedikuara për aktivitete të ndryshme”, tha ministri.

Sipas tij, “projekti synon të sjellë një dimension të ri në përjetimin e artit skenik”.

Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht, do të ketë një hapësirë prej 750 metrash katrorë auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metrash katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metrash katrorë secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metrash katrorë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do të ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha lehtësirat për publikun.

Lexo më shumë nga

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…