Pirdeni prezanton kursin e KiE mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike

Nga sot të gjithë punonjësit e administratës publike mund të ndjekin kursin përmes platformës online HELP të Këshillit të Evropës, në gjuhën shqipe, duke ndjekur një proces të thjeshtë regjistrimi.


Në kuadër të “Javës së Integritetit”, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në takimin e bashkorganizuar nga Këshilli i Evropës (KiE) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), ku u prezantua kursi i Këshillit të Evropës “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit”, për gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe vendor.

Në fjalën e saj, ministrja Pirdeni, theksoi rëndësinë e kursit si një instrument praktik dhe i dobishëm për administratën, për t’u njohur më në detaje me format e korrupsionit dhe mënyrat e parandalimit të tij.

“Ky trajnim është një hap i madh përpara në përpjekjet tona për të ndërtuar një administratë publike më të përgjegjshme dhe më të përkushtuar ndaj standardeve të larta etike. Jam e bindur se ky kurs, tashmë i aksesueshëm për të gjithë administratën publike, është projektuar për të adresuar risqet e integritetit dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture të re pune bazuar mbi integritetin. Kjo iniciativë shkon në drejtim të pasjes së mekanizmave të cilat i shërbejnë çdo zyrtari publik. Nuk është asnjëherë tepër që secili prej nesh të kujtohet mbi detyrimet që ka në raport me subjektet jashtë administratës publike. Në kuadër të angazhimeve që qeveria Shqiptare ka marrë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga të gjitha raportet ndërkombëtare, veçanërisht nga raporti i GREKO-s, kjo çështje merr një rëndësi të veçantë. Sot kjo iniciativë ka marrë një shtrirje më kapilare dhe një qasje më gjithëpërfshirëse”, tha ministrja Pirdeni.

Kursi online “Hyrje në Parandalimin e Korrupsionit” përfshin 13 module gjithëpërfshirëse që trajtojnë aspektet kryesore të luftës kundër korrupsionit, duke nisur me konceptet bazë dhe format e korrupsionit, mjetet dhe strategjitë për parandalimin e tij, si dhe rëndësinë e etikës së sjelljes. Kursi fokusohet te menaxhimi i konflikteve të interesit, kufizimet pas largimit nga detyra, dhuratat dhe përfitimet, deklarimi i pasurisë dhe garantimi i qasjes së lirë në informacion.

Gjithashtu, kursi përfshin temat e lobimit, financimit të partive politike, prokurimit publik dhe sinjalizimit, duke theksuar standardet etike dhe transparencën.

Nga sot të gjithë punonjësit e administratës publike mund të ndjekin kursin përmes platformës online HELP të Këshillit të Evropës, në gjuhën shqipe, duke ndjekur një proces të thjeshtë regjistrimi.

Në takim morën pjesë edhe Giulia Re, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; Enkela Dudushi, drejtore e Departamentit të Administratës Publike dhe Arlinda Hoti, drejtore e Drejtorisë së Trajnimit dhe Komunikimit në ASPA.

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë