Rama: Shqipëria mundësi për biznes për këdo që investon kursimet nga emigracioni

Historia e një familje të kthyer nga emigracioni dhe që ka ngritur biznesin e vetë familjar në Shqipëri, ishte në fokus të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.


Historia e një familje të kthyer nga emigracioni dhe që ka ngritur biznesin e vetë familjar në Shqipëri, ishte në fokus të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

“Kurrë më në emigracion” titullohej episodi i 13-të i sezonit 3 të Podkastit “Flasim”, ku të ftuar të kryeministrit Rama ishin Etleva dhe Aldo, nënë e bir, që treguan eksperiencën e tyre në emigracion dhe arsyet e vendimit për t’u kthyer dhe investuar në Shqipëri.

Ata treguan sfidat që ndeshën gjatë këtij rrugëtimi që nisi në Kutalli të Beratit, ku hapën pastiçerinë e parë në Shqipëri dhe vështirësitë që krijoi për ta situata e pandemisë ku gjithçka u mbyll, dhe praktikisht biznesi i tyre falimentoi.

Etleva tregon se gjithsesi vendimi për të mos u kthyer më në emigracion ishte marrë tashmë dhe pavarësisht dështimit të nismës në vendlindjen e tyre, Kutalli, ata vendosën që të provojnë sërish duke investuar në Tiranë, ku kanë ngritur edhe pastiçerinë e tyre, një biznes që rezultoi i suksesshëm.

Sipas Etlevës, ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri ishin shtysa kryesore e vendimit të tyre për t’u kthyer dhe investuar këtu.

“Kam qenë para pak ditësh në Berat dhe atje ishte bërë gjithçka shumë bukur. Dua të jap një ‘bravo’ të madhe “, u shpreh ajo.

Kryeministri u shpreh se ka ndihmuar sa ka mundur për transformimin e Beratit.

“Kur nuk ishim në qeveri më dukej një gjë e pabesueshme që ne të kishim thesare si Berati ose Gjirokastra dhe ishin ashtu si ishte. Në Berat nuk shkoje dot se nuk kishte rrugë”, u shpreh Rama.

Lehtësitë që ka krijuar qeveria me reduktimin e taksave për biznesin e vogël, sipas tyre, e bënë shumë të favorshme investimin në Shqipëri.

“Unë e kam thënë, por nuk ma beson njeri, thonë bën propagandë. Kjo është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën ‘bingo’ këtu dhe jo vetëm në Tiranë, por kudo. Kudo Shqipëria ka oportunitet për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Si në rastin e agroturizmeve”, u shpreh Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…