Mazniku: Këshilla rinorë në të gjitha bashkitë e vendit për programe të dedikuara të rinjve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku foli sot në podkastin “Zëri i të rinjve të dëgjohet”, i organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku foli sot në podkastin “Zëri i të rinjve të dëgjohet”, i organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Ministri tha se puna e tij e drejtpërdrejtë lidhet me këtë target të shoqërisë, ndërsa sfidat e të rinjve janë si në arsim, punë, teknologji, sipërmarrje, shoqëri, struktura e familjes etj.

“Të rinjtë duhet të ndajnë mendjen për rrugën që secili do të ndjekë, si individ, si grupim apo si shoqëri. Detyra jonë është që t’u krijojmë një hapësirë të shëndetshme për vendin se ku duhet të punojnë, studiojnë, etj. Puna ime lidhet me bashkitë dhe unë besoj se bashkitë janë institucioni shtetëror i cili është më afër njerëzve në përditshmëri. Ne kemi bërë një punë sistematike për t’i ndihmuar bashkitë që të krijojnë programe të posaçme për t’i mbështetur të rinjtë”, tha ai.

Bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shtoi ai, “kemi ndikuar në krijimin e këshillave rinorë në të gjitha bashkitë, si një mekanizëm që të ketë një strukturë të posaçme që merret me punët e rinisë.

I kemi mbështetur bashkitë që kur bëjnë programet e financave të kenë linja të posaçme buxhetore për programe që fokusohen të rinia, i kemi shtyrë që të kenë aktivitete të posaçme për sportin dhe jo vetëm”.

Ministri Mazniku theksoi se përveç politikave të posaçme për rininë, vetë të rinjtë duhet të kenë një rol horizontal në të gjitha politikat e vendit, nga ato sociale, arsimore, shëndetësore apo të infrastrukturës, duke dhënë kotributin e tyre në këto politika.

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…