Anëtarësimi në SEPA, pagesat ndërkufitare në euro të njëjta me kostot e pagesave brenda vendit

20 milionë euro do të kursejnë bizneset dhe konsumatorët vetëm në vitin e parë nga përdorimi i skemave SEPA, ndërsa mundësohen pagesa ndërkufitare në euro, me të njëjtat kosto me pagesat brenda vendit.


20 milionë euro do të kursejnë bizneset dhe konsumatorët vetëm në vitin e parë nga përdorimi i skemave SEPA, ndërsa mundësohen pagesa ndërkufitare në euro, me të njëjtat kosto me pagesat brenda vendit.

Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “nga anëtarësimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), pritet të krijohen lehtësi për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë duke i bërë transaksionet ndërkufitare brenda tregut evropian më të thjeshta, më të shpejta dhe me kosto më të ulëta”.

Sipas saj, me pjesëmarrjen në SEPA mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta si për pagesat kombëtare, ashtu edhe ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike në euro.

Gjithashtu theksoi ajo, anëtarësimi në SEPA ka një ndikim të rëndësishëm në dërgimin e remitancave të familjarëve.

“Duke marrë parasysh flukset e emigrantëve vitet e fundit, si dhe diasporën e hershme në vendet e Bashkimit Evropian, krijimi i një faciliteti të tillë do të nxisë dërgimin më të lehtë të këtyre flukseve dhe mirëqenien e familjeve pritëse”, u shpreh Bregu.

Ajo vuri në dukje se, lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me Bashkimin Evropian nxit zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, duke ndikuar në rritjen e aktivitetit të bizneseve shqiptare, rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.

“Pjesëmarrja në SEPA nxit ngritjen e një sistemi pagesash eficient dhe të besueshëm për vende të vogla si Shqipëria. Përdorimi i pagesave SEPA pritet të sjellë ndryshime pozitive edhe në sjelljen e bizneseve dhe të individëve sa i përket mënyrave për kryerjen e pagesave elektronike (cashless)”.

Nga ana tjetër, bëri të ditur Bregu për ATSH-në, thjeshtësia dhe komoditeti i kryerjes së pagesave elektronike nëpërmjet skemave SEPA do të shërbejë si një instrument edukues për dixhitalizimin e pagesave.

“Anëtarësimi në SEPA mbështet zgjerimin e përfshirjes financiare të popullatës dhe garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëjtë me ata Evropian, në terma të transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit për transfertat ndërkufitare”, deklaroi Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…