Blinken: Dumani mes dhjetë kampionëve të botës në luftën ndaj korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, shpallën të hënën dhjetë kampionët e botës në luftën kundër korrupsionit.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, shpallën të hënën dhjetë kampionët e botës në luftën kundër korrupsionit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që shpalli kampionët kundër korrupsionit nga e gjithë bota, si pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë përparësi antikorrupsionit.

“Ne sot vlerësojmë 10 nga figurat më të rëndësishëm që kanë dhënën një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit dhe ky vlerësim është një shenjë mirënjohje dhe shenjë mbështetje për ata”, tha Blinken.

“Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria dhe krijohen edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmën e nevojshme për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.

Blinken tha se Altin Dumani, Kreu i SPAK, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe është një prej 10 kampionëve të botës në luftën ndaj korrupsionit.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK), e cila u ngrit pak vite më parë dhe që ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”