Gjashtë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Shqipëria, në ditët e saj më të mira

Gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare në bashkinë e Tiranës.


Gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare në bashkinë e Tiranës. Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira, duke shtuar kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë punë të mrekullueshme.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se nga sot, ata që marrin pasaportën shqiptare, do të bëhen edhe pjesë e punëve të qytetit, pasi siç theksoi ai, një qytet i mirë pasurohet nga kontributi i gjithsecilit.

Lexo më shumë nga

Rama: Forca për mandatin e 9-të për Shqipërinë 2030 në BE

Rama u takua sot në Belsh me të rinj që votojnë për herë të parë, me qytetarë të Gramshit si…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Forca për mandatin e 9-të për Shqipërinë 2030 në BE

Rama u takua sot në Belsh me të rinj që votojnë për herë të parë, me qytetarë të Gramshit si…