Hasani: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përfundoi vizitën dyditore në Katar, ku mori pjesë në forumin prestigjioz të Doha-s, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Sulltan bin Saad Al-Muraikhi.

Hasani diskutoi me homologë dhe ekspertë të njohur mbi çështje të ngutshme globale dhe mori pjesë në panelin mbi sigurinë energjetike, në kontekstin aktual gjeopolitik në Evropë dhe Azi.

Në një takim dypalësh me ministrin Al-Muraikhi, Hasani diskutoi mundësitë për të ngritur më tej marrëdhëniet, tashmë të forta mes Katarit dhe Shqipërisë, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Hasani shfrytëzoi gjithashtu rastin të përgëzonte ministrin për rolin thelbësor të Katarit në nxitjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Gjatë forumit, ministri Hasani u takua me drejtues të lartë të Dhomës së Tregtisë dhe drejtorin e Fondit për Zhvillim të Katarit, ku diskutuan mbi rrugë konkrete për bashkëpunim mes vendeve tona.

(ATSH)

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.