Politika për parandalimin e dhunës në punë, prezantohet drafti me ekspertizën e huaj

Për herë të parë, bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin do të kenë politikë për parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimit seksual në mjedisin e punës, falë mbështetjes dhe ekspertizës së ofruar nga PNUD.


Për herë të parë, bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin do të kenë politikë për parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimit seksual në mjedisin e punës, falë mbështetjes dhe ekspertizës së ofruar nga PNUD.

Prezantimi i draftit të parë të kësaj politike u bë në një takim, ku morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të bashkive Durrës, Lezhë dhe Kurbin, Shërbimeve Sociale dhe Qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në këto tre bashki.

Qëllimi i kësaj politike është të nxisë, promovojë dhe garantojë krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm pune duke parandaluar, reduktuar dhe eliminuar çdo formë të dhunës, diskriminimit, ngacmimit, ngacmimit seksual dhe abuzimit me autoritetin në mjedisin e punës.

Kjo nismë është pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e UNDP Shqipëri, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin si dhe organizatat e linjës.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…