Qeveria qendrore kineze kërkon opinione e sugjerime për punën ekonomike
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) organizoi të premten një simpozium me persona jo anëtarë të PKK-së për të kërkuar opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi situatën ekonomike të këtij viti dhe punën ekonomike për vitin e ardhshëm.
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) organizoi të premten një simpozium me persona jo anëtarë të PKK-së për të kërkuar opinionet dhe sugjerimet e tyre mbi situatën ekonomike të këtij viti dhe punën ekonomike për vitin e ardhshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping, e drejtoi këtë simpozium dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku theksoi se vitin e ardhshëm duhet të këmbëngulet në parimin e përgjithshëm të kërkimit të arritjes së përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë, të shpejtohet krijimi i një modeli të ri zhvillimi, të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë, të thellohet më tej reforma e gjithanshme dhe të zgjerohet hapja me nivel të lartë.
Xi vuri në dukje në vijim se duhet të zbatohen makropolitika më proaktive, të stabilizohen tregu i pasurisë së paluajtshme si edhe tregu i aksioneve, të parandalohen rreziqet dhe goditjet e jashtme në fushat e rëndësishme, të stabilizohen pritshmëritë dhe të stimulohet gjallëria.
Në këtë simpozium folën edhe përfaqësuesit e partive jokomuniste. Ata pranuan plotësisht analizën dhe gjykimin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për situatën ekonomike dhe planifikimin e saj për punën ekonomike të vitit të ardhshëm. Ata paraqitën opinione e sugjerime për përshpejtimin e zhvillimit të forcave të reja prodhuese, rritjen e duhur të përpjekjeve për makrokontrollin, përmirësimin e efikasitetit financiar, forcimin e ndërtimit të ekosistemit të inovacionit shkencor e teknologjik, krijimin e një strukture të re të konsumit të energjisë, promovimin e ndërtimit të laboratorëve kombëtarë, nxitjen e punësimit të talenteve në fushat e teknologjive të reja, zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë private etj.
Pas dëgjimit të tyre, Xi u shpreh se të gjithë folësit dhanë shumë opinione e sugjerime të vlefshme për punën ekonomike të vitit të ardhshëm, të cilat do të studiohen me kujdes.
Burimi: CGTN