Denaj: 4.4 miliardë lekë subvencionim fermerëve në vitin 2025

Qeveria ka shtuar fondet në mbështetje të fermerëve, për nxitjen e investimeve në ferma të prodhimit bujqësor.


Qeveria ka shtuar fondet në mbështetje të fermerëve, për nxitjen e investimeve në ferma të prodhimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh në një intervistë televizive se, skemat e subvencioneve janë ato që prekin më shumë përfitues dhe zënë gati 40% të peshës në buxhetin e përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Denaj tha se, financimi i drejtpërdrejtë i fermerëve, përmes subvencioneve në bujqësi edhe për vitin që vjen ka shënuar rritje.

“Me një fond prej 4.4 miliardë lekë, buxheti i vitit 2025 është rreth 1 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2024, ndërsa buxheti faktik në 2025 parashikon të shkojë në shifrën e 55 milionë eurove”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, në buxhetin e vitit 2025 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, skema e subvencioneve do të mbështesë me prioritet sektorë të rëndësishëm të fushës ku përfshihet: prodhimi bujqësor; blegtoria, agroturizmi, mekanizimi etj.

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…