Gonxhja: Shqipëria po ecën shpejt në rrugën e transformimit digjital

Ministri i MEKI mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku Shqipëria mikpret rajonin për të diskutuar revolucionin digjital, si fuqi e re e mirëqeverisjes.

Në fjalën e tij, ministri Gonxhja theksoi se “Shqipëria është duke ecur shpejt në rrugën e transformimit digjital. Ky transformim në sektorin publik është duke dëshmuar edhe një herë marrëdhënien e qytetarit me institucionet, një mundësi kjo e shkëlqyer për të mbyllur me shpejtësi hendekun që vonon zhvillimin dhe njëkohësisht hendekun mes standardeve që na ndan me vendet e tjera. Duke u përqendruar në teknologji të reja si inteligjenca artificiale, automatizimi i mëtejshëm i proceseve, ne mund të nxisim një proces zinxhir zhvillimi të pakrahasueshëm”.

“Në Shqipëri raporti i konkurrueshmërisë OECD konfirmoi më herët gjatë 2024-ës se kemi bërë një progres të rëndësishëm dhe jemi mes më të mirëve të rajonit në 14 ,mes 15 komponentë prej 440 indikatorëve të matur me sektorë të lidhur ngushtë me digjitalizimin dhe inovacionin”, tha Gonxhja.

Sipas tij, ky progres është njohur nga të gjithë partnerët tanë kryesorë, përfshirë edhe progresraportin e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi krenarë për mbi 1300 shërbime të administratës që ofrohen përmes “e-Albania”-s, të cilat kanë kursyer kohë dhe kosto për qytetarët dhe bizneset, ajo që është më rëndësishmja, njëkohësisht kanë formalizuar transaksionet. Në kushtet kur teknologjia ecën me një shpejtësi të paimagjinueshme ajo çfarë ke bërë ka më shumë pak rëndësi dhe çfarë mund të bësh. Sipas të dhënave të Forumit Ekonomik të Davosit, Inteligjenca Artificiale do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto botëror me 16 trilionë USD me gjithë prodhimin e brendshëm bruto të BE-së marrë bashkë, deri në vitin 2030″, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “asnjë vend, aq më pak vendet tona të Ballkanit Perëndimor, nuk e kanë luksin të qëndrojnë jashtë revolucionit teknologjik me përmasa historike. Ne kemi nisur ti përshtatemi këtij ndryshimi duke avancuar në programet tona shumë ambicioze të përfshirjes në procedura me AI si dhe me shërbimet e ofruara në e-Government”.

Gonxhja vuri në dukje se, “e ardhmja e shërbimeve tona digjitale duhet të fokusohet në fuqizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, në axhendat tona digjitale, të cilat duhet të mbështesin tranzicionin e plotë drejt e-Shërbimeve, e-Prokurimeve apo rritjes së hapësirës digjitale të qytetarëve dhe sipërmarrjeve tona, sidomos për aksesin në financë”.

“Në këtë drejtim një rëndësi të posaçme luan mbështetja e start-up-eve rajonale, që jo vetëm duhen mbështetur në mënyrë të dyfishtë, si fillim për t’u ndërlidhur ndër vete, por edhe për t’u ndërlidhur me partnerë dhe investitorë potencialë, këtu dhe jashtë vendit. Në Shqipëri përveç mbështetjes së veçantë start-up-eve me grante dhe incentiva për inovacionin, kemi nisur zbatimin në shumë shkolla në vend duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe iniciativave digjitale të të rinjve”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…