Rama: Shikimi nga e ardhmja, mënyra për të realizuar atë që Arbën Xhaferri e quante integrim në sistemin e vlerave europiane

Rama mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtarit dhe politikanit të madh shqiptar.


Kryeministri Edi Rama tha sot se Arbën Xhaferi është një nga personalitetet e mëdha të historisë politike shqiptare, por edhe kulturës shqiptare.

Rama mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtarit dhe politikanit të madh shqiptar, që siç u shpreh Rama, e ktheu patriotizmin nga një ndjenjë atdhetarie në një mision për vetëdijen institucionale të shqiptarëve të shekullit të ri.

Duke e cilësuar atë si njeri i përmasave të jashtëzakonshme, Rama theksoi se vepra e Arbën Xhaferit është një opus shumëpërmasor kombëtar dhe që kërkon jo vetëm të lexohet por edhe të rilexohet, diskutohet e kuptohet jo thjesht duke qenë përballë teje, por edhe përmes rrahjes së mesazheve të saj nga më shumë se sa ty.

Ai solli në vëmendjen e të pranishmëve disa thënie të tij, përmes së cilave Xhaferi u bënte jehonë vlerave perëndimore.

“Arbën Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet: integrimi i popullit shqiptar në sistemin e vlerave perëndimore, etike e kulturore. Një fjali e thjeshtë e përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizura, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë të vështirë për t’u kuptuar”, u shpreh Rama.

Rama risolli një tjetër thënie të Arbën Xhaferit që sipas tij, nuk kishte konkurrueshmëri të mundshme për nga sinteza që përmbledh në vetëm një fjali vështirësinë e popujve të Ballkanit për të kapërcyer të kaluarën.

“Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etnopolitik që i bën të shikojnë shtrembër njëri-tjetrin”, kujton Rama Arbën Xhaferin.

Rama theksoi se problemi nuk janë popujt në vetvete, por udhëheqjet që në vend që të kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, në fakt e përdorin dhe shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik.

“Kështu krijohet në perpetum, një vazhdimësi e imponuar, jo nga popujt, por nga udhëheqjet për të stimuluar shikimin e të ardhmes me sytë e të shkuarës, ndërkohë që për Shqipërinë, por jo vetëm, por edhe për të gjithë shqiptarët unë besoj se ka vetëm një mënyrë të pari për të realizuar atë që Arbën Xhaferi e quan integrimi në sistemin e vlerave europiane dhe ka vetëm një mënyrë që është orientimi i shikimit nga e ardhmja dhe e të parit të së shkuarës me sytë e të ardhmes. Kjo e bën të mundur diferencën që me fjalë të gjithë, madje në një rendje të mahnitshme përpiqen t’ia kalojnë njëri-tjetrit për të thënë që e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara, por me vepra shumica bëjnë të kundërtën, mbajnë të ardhmen peng të së shkuarës”, u shpreh Rama.

Të fundit që solli nga fjalët e Arbën Xhaferrit, thotë: “meqë jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare duhet konstatuar se shqiptarëve iu mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”.

Kryeministri Rama shprehu bindjen tha se në pamje të parë ose në reagimin e parë, të gjithë kultivuesit e strabizmit etno politik do thoshin: ka pasur të drejtë. Na duhen më shumë daulle! Na duhen më shumë qeleshe, na duhen më shumë valle shpatash që t’i çojmë nëpër Europë dhe nëpër botë.

“Në fakt Arbën Xhaferri thotë krejt të kundërtën. Arbën Xhaferri thotë se propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar është diçka krejt tjetër nga mbyllja e perdeve siç janë këto perde sot këtu dhe të propaganduarit mes veti të gjithë asaj pjesë pa diskutim shumë të vlefshme, të patjetërsueshme domosdoshmërish për tu ruajtur të traditës sonë kombëtare, në mënyrë që ne të hedhim këtu valle dhe të gjithë bota matanë këtyre perdeve të na dëgjojë dhe të tundet. Pikërisht hapja e perdeve dhe kapërcimi i këtij raporti strabik etno politik me vetveten është ajo çka Arbën Xhaferri e shkruan, por ndryshe nga shumëkush që mund të shkruajë, apo mund të ketë shkruar ose do të shkruajë në të ardhmen, Arbën Xhaferri ka dhe një karakteristikë tjetër që e bën atë praktikisht një nga personalitetet e mëdha të historisë shqiptare, të historisë politike, por edhe të kulturës shqiptare, që është që kur lexon Arbën Xhaferrin nuk gjen asnjë të çarë mes atyre që ai shkruan dhe atyre që ai në të gjithë jetën e vet aktive është përpjekur të mishërojë me forcën e shembullit”, tha ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…