Rama: Shqipja të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, jo çështje e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në sensin e integrimit në sistemin e vlerave perëndimore politike etike dhe kulturore.

Në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtari dhe politikani i madh shqiptar, i cili e ktheu patriotizmin nga një ndjenjë atdhetarie në një mision për vetëdijen institucionale të shqiptarëve të shekullit të ri, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike.

“Tema e gjuhës shqipe është në një kontest të pakuptueshëm dhe pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them se udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme sepse zgjidhen një herë në 4 vite dhe herë janë në një anë e herë nga ana tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë e herë nuk kanë asgjë në dorë”, theksoi Rama.

Por, vijoi Kryeministri, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve, në një sens si ai që Arbën Xhaferi e tregon si ëndrrën e tij më të madhe.

“Në sensin e integrimit në këtë rast, të dy popujve shtetformues në sistemin e vlerave perëndimore politike etike dhe kulturore”, deklaroi Rama.

Sipas tij, kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirintet juridike, të cilat tanimë i përkasin së kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferi e Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut.

“U vendos nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti e të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës”, theksoi kryeministri.

Rama shtoi se Arbën Xhaferi vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas tij, ai gur nuk është mirë të preket.

“Dhe sot besoj se nga ky podium, nga kjo foltore është shkruar emri i një prej shqiptarëve m të mëdhenj që kanë jetuar në tokat e banuara nga shqiptarët, trajektorja e jetës së të cilit është në vetvete një film, por mua më duket se është edhe një predikim, lindur në Tetovë, studiuar filozofi në Beograd, punuar në Radio-Televizionin shtetëror në Prishtinë, dhe rikthyer prapë aty ku lindi, për të vendosur një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Dhe ai gur nuk është mirë të preket. Ai gur është mirë të mbahet pastër dhe të jetë pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe minoritetet e tjera që jetojnë atje, sepse ai është guri që bashkoi unë besoj pa kthim të dy popujt në rrugën e integrimit në atë që Arbën Xhaferi e konsideron si ëndrrën e tij më të madhe, në sistemin e vlerave perëndimore politike, kulturore dhe etike”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…