Spiropali takim me Ahmetin, në fokus avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë takimit Spiropali dhe Ahmeti diskutuan për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat theksuan ata “janë e duhet të jenë pakthyeshme”.

“Në takim u diskutua për angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu pjesë e diskutimit në takim ishte edhe angazhimi i faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

(ATSH)

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.