Gonzato: Shqipëria mundësi unike për të përfunduar anëtarësimin në BE, parimi udhëheqës pakthyeshmëria e Reformës në Drejtësi

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot se Shqipëria ka tashmë mundësi unike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE.


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot se Shqipëria ka tashmë mundësi unike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE.

Në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, organizuar nga Kuvendi me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Gonzato u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të mbetet në krye të përparësive të BE-së në të ardhmen e afërt.

Sa i përket sektorit të drejtësisë, tha Gonzato, siç e kemi thënë shumë herë më parë, parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e Reformës në Drejtësi, miratuar në 2016-ën, e sidomos arkitekturës së saj institucionale.

“Në kontekstin e bisedimeve për anëtarësim, Shqipëria është angazhuar qartë të vazhdojë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemit të prokurorisë e gjyqësorit, për të konsoliduar llogaridhënien e integritetin në të gjitha nivelet, për të siguruar akses në drejtësi dhe të garantojë dhënie efikase të drejtësisë në përputhje me standardet e BE-së“, deklaroi ai.

Më në përgjithësi, vijoi ai, është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantuara nga Kushtetuta të respektohen plotësisht.

“Kjo është kyçe si kusht për një shtet demokratik”, deklaroi ambasadori.

Ai bëri të ditur se BE do të vijojë të kërkojë që në një proces kaq të rëndësishëm të përfshihet konsultimi kuptimplotë i aktorëve dhe të rreket për gjithpërfshirje e mbështetje ndërpartiake.

“Ky duhet të mbetet një objektiv nëse nuk është realizuar ende”, theksoi ai.

Sa i takon masave për të parandaluar korrupsionin, Gonzato tha se mirëpriste miratimin së fundmi nga qeveria të Strategjisë kundër korrupsionit.

“Jam krenar që kemi ndihmuar për të hartuar atë. Përcakton objektiva dhe mekanizma që nëse zbatohen mundësojnë që administrata qendrore e lokale do të përmbushin misionet e tyre efektivisht ndërkohë që respektojnë standardet më të larta të transparencës”, vuri në duke ambasadori.

Duke u ndalur në mbështetjen në procesin e e integrimit, Gonzato bëri të ditur se udhëheqja e re që ka marrë detyrën me 1 dhjetor e konfirmoi këtë mjaft qartë gjatë dëgjesave në Parlamentin Europian.

“Ribashkimi i Europës është bërë një pjesë përbërëse e vizionit më të gjerë të BE-së për një Europë më të qëndrueshme të sigurt dhe të begatë. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, bëri të ditur një javë më parë se për herë të parë, në një dekadë, ka një perspektivë realiste që ne të mund të sjellim një apo më shumë vende kandidate për zgjerim në vijën e finishit gjatë këtij mandati. Ajo theksoi se procesi bazohej në meritë dhe se demokracia e sundimi i ligjit do të mbeten shtylla e tij”, tha ambasadori.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…