Komisioni i Sigurisë vizitë në RMV, në fokus ndryshimi i ligjit për shërbimin informativ

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së zhvilloi një vizitë dyditore në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.


Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së zhvilloi një vizitë dyditore në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku zhvilloi takime me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi; me Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionin për Mbikëqyrjen e Veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës si dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Përcjelljes së Komunikimeve Elektronike.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për vijimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi, sidomos në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes të cilat janë kryefjala e politikës aktuale në çdo vend të botës.

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço dhe zëvendëskryetari, Ferdinand Xhaferaj, theksuan rëndësinë e takimeve dypalëshe për të shkëmbyer ide dhe përvoja të cilat janë të nevojshme për veprimtarinë parlamentare të të dyja vendeve, dhe për më tepër edhe në nivel rajonal me komisionet e mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë diskutimeve nga të dyja palët u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që OSBE ofron në këto procese për realizimin sa më efektiv të kontrollit parlamentar ndaj agjencive shtetërore të sigurisë dhe inteligjencës.

Fokus të veçantë mori diskutimi i ligjit aktual për shërbimin informativ, ndryshimet e nevojshme që duhen bërë duke gjetur gjuhën e përbashkët e të mirëkuptimit mes opozitës dhe mazhorancës si dhe ngritjen e nënkomisioneve për mbikëqyrjen e agjencive të inteligjencës, vlerë e shtuar kjo në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku ka 3 komisione parlamentare me përmbajtje të fokusuar drejtpërdrejt në këto çështje, e cila mund të merret si eksperiencë.

Në përfundim të takimeve kryetari i Komisionit, Naço në emër të komisionit falënderoi për mikpritjen kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe të gjithë deputetët e pranishëm në takim, si dhe shprehu angazhimin e tij maksimal për intensifikimin e këtyre takimeve të cilat janë në interes të përbashkët të të dyja vendeve.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…