Konferencë shkencore mbi artin në hapësirën publike

Qendra e Studimit të Arteve organizoi sot në mjediset e Akademisë së Shkencave (ASH), konferencën ndërkombëtare “Unfolding the city”.


Qendra e Studimit të Arteve organizoi sot në mjediset e Akademisë së Shkencave (ASH), konferencën ndërkombëtare “Unfolding the city”.

Kjo është konferenca e parë shkencore ndërkombëtare në Shqipëri mbi artin në hapësirën publike dhe transformimin e qytetit.

Veprimtaria u çel me fjalën e drejtorit të Qendrës së Studimit të Arteve, akad. asoc. Stefan Çapaliku dhe më tej fjala ishte për folësin kryesor të konferencës, dr. Vincent Van Gerven Oei, i cili referoi mbi temën “Lapidarët e qiellgërvishtësit si propagandë monumentale”.

Ndërsa dr. Alessandro Gallicchio referoi mbi artistin shqiptar Edi Hila, me temën “Edi Hila: Të pikturosh hapësirat e Shqipërisë bashkëkohore”. Më pas, dr. Anxhela Çikopano dhe dr. Alert Çeloaliaj trajtuan çështjen e Teatrit Kombëtar.

Konferenca me temë “Qyteti i shpalosur: arti si faktor shndërrimesh” do të zhvillohet edhe ditën e nesërme (12 dhjetor) në sallën “Aleks Buda” të ASH-së.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…