Manastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim pune me Dekanin e Fakultetit Histori-Filologji, Prof. Mark Marku, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, Prof. Iris Luarasi dhe pedagogët e këtij departamenti.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim pune me Dekanin e Fakultetit Histori-Filologji, Prof. Mark Marku, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, Prof. Iris Luarasi dhe pedagogët e këtij departamenti.

Ministrja u shpreh se në fokus të diskutimeve është “qasja e re që i nevojitet arsimit në lidhje me integrimin e edukimit mediatik dhe digjital jo vetëm në kurrikula, por edhe në zhvillimin profesional të mësuesve dhe mbështetjen e nxënësve përmes një strategjie të posaçme për këshillimin mbi komunikimin në epokën e teknologjisë, rrjeteve sociale dhe platformave online”.

“Këto diskutime do të përkthehen në një seri masash afatshkurtra dhe afatgjata, dhe do të bëhen pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që po punojmë për forcimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune dhe rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës”, tha Manastirliu.

Në një takim me prindër dhe mësues në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet pak ditë më parë, në vazhdën e konsultimeve publike, Manastirliu tha se gjatë vitit 2023-2024 janë mbi dy mijë e pak raste të evidentuara dhe të parandaluara të rasteve që lidhen me dhunën, kryesisht atë fizike, emocionale dhe rastet e bullizmit.

Ministrja Manastirliu shtoi se në mbi 95% të rasteve, situatat janë referuar te prindërit dhe një pjesë e tyre në organizma apo struktura të tjera, si Policia e Shtetit, struktura të shërbimit social etj.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…