Pirdeni: Shqipëria, lider rajonal në fushën e reformës së administratës publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në takimin e nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”,


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot në takimin e nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, organizuar nga Kuvendi me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, se ky takim në fundin e vitit është shprehje e kuptimit se Shqipëria e sotme nuk ka kohë për të humbur por nuk ka kohë as për t’u ndalur drejt ngritjes së një standardi më të lartë në drejtim të qeverisjes së mirë, të luftës së pakompromistë kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Dhe përmes gjithë variablave gjeopolitikë, ideologjikë, teknikë të brendshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë që kushtëzojnë Shqipërinë në BE, një aksiomë mbetet e pandryshueshme: Integrimi ynë në familjen e madhe të Evropës së Bashkuar brenda kësaj dekade kërkon jo vetëm një qasje qeveritare, por një qasje dhe mobilizim mbarëkombëtar”, u shpreh ajo.

Pirdeni u shpreh se procesit nuk i mungojnë sfidat, por më shumë se sfida këto janë mundësi për të ngritur ura partneriteti dhe bashkëpunimi, për të nxitur më tej pakthyeshmërinë e reformave të realizuara, të cilat në fakt origjinojnë, përcaktohen dhe kanë destinacion final standardet evropiane.

“Nga optika e kolegëve me të cilët kam fatin të punoj për të çuar përpara reformën në administratën publike dhe agjendën antikorrupsion por dhe nga këndvështrimi im si Ministrit të Shtetit përgjegjës për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin, angazhimi me ekspertët e atashuar pranë Komisionit të Posaçëm në forumet publike e ka kthyer Kuvendin në një vatër dialogu të hapur dhe tejet profesional me të gjithë ne, aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë” theksoi ajo.

Sipas saj, Shqipëria është kthyer në një lider rajonal në fushën e reformës së administratës publike të forcuar tashmë në drejtim të organizimit të politikave, të forcimit të sistemit të menaxhimit financiar, por dhe në drejtim të ofrimit të shërbimeve digjitale me efektivitet.

“Për ato që kanë të bëjnë mbi rritjen e besimit në institucionet tona si e thjeshtimit të komunikimit me grupet e interesit, dhe promovimit më tej të transparencës proaktive dhe llogaridhënies, sikurse kemi folur me shumë kujdes dhe vëmendje për intensifikimin e fokusit në luftën kundër korrupsionit me masa sistemike në ato fusha të cilat mbeten ende vulnerabël ndaj këtij fenomeni”, tha Pirdeni.

“Të gjitha këto çështje kanë qenë objekt diskutimi dhe mbeten në qendër të dy strategjive kyçe, të cilat diktohen nga procesi i negociatave sikur është Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit dhe ajo për për Reformën në Administratën Publike.

Megjithatë, përpos rrugëtimit të deritanishëm tejet përmbajtësor dhe rizgjimit të debatit dhe diskutimit, më lejoni t’i shtoj një ton urgjence konstruktive të gjithë zotimeve tona në kuadër të negociatave në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit. Momentumi i krijuar kërkon dosmodoshmërisht intensitet të lartë dhe përfshirje nga të gjithë ne”, vuri në dukje Pirdeni.

Pirdeni mirëpriti vjimin e punën e ekspertëve të komisionit për të diskutuar e dakortësuar një sekuencë të qartë, të detajuar të detyrimeve që kemi marrë përsipër dhe që secili nga ne i njeh, brenda afateve që kemi marrë përsipër t’i respektojmë.

“Rolin e ekspertëve e shohim me shumë vlerë jo vetëm si bashkëpunëtorë, por dhe si monitorues me një lente të kritike për përputhshmërinë me kërkesat, standardet dhe afatet e parashikuara”, theksoi ajo.

(ATSH)

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…