Rama: Çdo prekje e Reformës në Drejtësi në funksion të anëtarësimit, përmes BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paprekshmëria e Reformës në Drejtësi nuk garantohet nga ambasada e SHBA-ve, as nga ndonjë ambasadë tjetër në vendin tonë, por nga Partia Socialiste e Shqipërisë, që është forca e shumicës qeverisëse.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paprekshmëria e Reformës në Drejtësi nuk garantohet nga ambasada e SHBA-ve, as nga ndonjë ambasadë tjetër në vendin tonë, por nga Partia Socialiste e Shqipërisë, që është forca e shumicës qeverisëse.

Në fjalën e tij, në takimin e nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, Rama bëri të ditur se do të ishte mirë që paprekshmërinë e saj ta garantonin tërësia e forcave politike që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë, por fatkeqësisht, tha ai, nuk kanë të njëjtin mendim për paprekshmërinë e Reformës në Drejtësi.

“Shqipëria është një Republikë që ka tre pushtete të pavarura, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, por të tre këto pushtete kanë detyrimin të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë proces duhet të udhëhiqen nga sensi i misionit kombëtar të harmonizimit të të gjithë forcave për të arritur rezultat.

Rama tha se çdo prekje të Reformës në Drejtësi, në funksion të adaptimit dhe përmirësimit sa i përket detyrave të anëtarësimit, duhet të kalojë përmes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo prekje e Reformës në Drejtësi në funksion të adaptimit dhe përmirësimit, sa i përket detyrave të anëtarësimit, duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA. Kështu ka funksionuar kur është bërë Reforma, e kështu do të funksionojë edhe më pas”, tha ai.

Sepse, vijoi Rama, nuk e kemi dhe sado të përpiqemi ta kërkojmë, një hapësirë politike të bashkuar në këtë pikë.

“E kuptoj mirë ambasadorin kur thotë: të gjitha forcat. Kështu duhet të jetë. Por ama, kemi pamundësinë për të pasur një mendje për Reformën në Drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë. Sepse ka dy qasje krejt të kundërta”, theksoi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se liritë individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…