Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik për Fundvitin: Vit i jashtëzakonshëm për Tiranën

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare.


Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare. Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40, duke e cilësuar këtë vit si një ndër më të suksesshmit në bashkëpunimin rajonal.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Kemi pasur një rritje të bashkëpunimit mes qyteteve. Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta, me shtete ose me protokoll nuk ulemi dot sepse ka ende punë të pazgjidhura, ama me qytetet, kjo ka qenë pak më e lehtë”, tha Veliaj.

Teksa theksoi rëndësinë e rolit të Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, kryebashkiaku nënvizoi se kush punon, komentohet.

“Ne po bëjmë shumë punë në Tiranë, dhe siç e dini edhe ju, sukseset janë nga ato ‘mëkate’ që nuk falen kurrë. Kush punon edhe do komentohet, edhe do debatohet, por unë e kam marrë përsipër këtë detyrë, – siç keni marrë edhe ju përsipër detyrat tuaja – prandaj, është shumë e rëndësishme t’i çojmë gjërat përpara dhe të bëjmë më të mirën për këtë vend, edhe për misionet dhe detyrën që secili ka marrë përsipër”, tha Veliaj.

Ai ndau një mesazh inspirues edhe nga Nënë Tereza: “Mund të bëjmë gjëra të vogla, me dashuri të madhe”. “Secili prej nesh është thirrur në shërbejë. Disa janë thirrur në një shërbesë fetare, disa janë thirrur në shërbesa civile. Për ne që jemi thirrur në shërbesë civile, ndoshta gjërat që bëjmë duken një pikë në oqean, por pa atë pikë, oqeani do ishte më i vogël, qoftë edhe ky oqeani i qytetit tonë. Dua t’ju uroj të gjithëve shumë sukses në misionin tuaj shumë të rëndësishëm! Shumë mirënjohje për të gjithë kontributin që keni dhënë për qytetin tonë dhe lulëzimin e tij, që është një histori e jashtëzakonshme progresi dhe suksesi”, deklaroi Veliaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.