Xhafaj: 70 ekspertë nga institucione të pavarura e 40 ndërkombëtarë në Komisionin e Posaçëm, finalizojmë dokumentin analitik

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, Fatmir Xhafaj theksoi sot se “në këta pak muaj kemi arritur të ndërtojmë një proces reformimi shumë dimensional, të mbështetur në 4 parime të rëndësishme: gjithëpërfshirje, transparencë, profesionalizëm dhe standarde më të mira ndërkombëtare”.


Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, Fatmir Xhafaj theksoi sot se “në këta pak muaj kemi arritur të ndërtojmë një proces reformimi shumë dimensional, të mbështetur në 4 parime të rëndësishme: gjithëpërfshirje, transparencë, profesionalizëm dhe standarde më të mira ndërkombëtare”.

Në fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Xhafaj tha se “kemi zgjedhur rrugën më të gjatë e më të vështirë, por besojmë më të sigurt për të marrë rezultatin e pritshëm, duke realizuar një proces, i cili kalon përmes nevojës për analizë, skanim e diagnostikim të situatës, përcaktim të nevojave për ndërhyrje përmes masash ligjore, strukturore e institucionale dhe më pas për konkretizimin e realizmin e tyre”.

“Kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe ne sot, mund të theksojmë disa aspekte kyçe që në këndvështrimin tim, përbëjnë dhe risi të këtij procesi kompleks”, tha Xhafaj.

Xhafak theksoi se “në këto 10 vjet Kuvendi për herë të dytë bëhet hapësira kushtetuese e institucionale dhe promotori për inicimin, organizimin dhe realizimin e dy reformave të mëdha shtetndërtuese. Fillimisht me reformën në drejtësi të nisur plot 10 vjet më parë, sot një realitet i prekshëm dhe më se i vlerësuar pozitivisht dhe tashmë gjatë këtij viti me këtë reformë kaq komplekse që synon 3 sfida kyçe. Ky është një tregues shumë domethënës që dëshmon pjekurinë e demokracisë sonë, shprehje e përgjegjësisë dhe rolit reformator të Kuvendit edhe për shkak të peshës e funksioneve kushtetuese që mbart në republikën tonë parlamentare”.

“Është pozitive dhe kuptimplotë përfshirja në këtë proces reformimi e një sërë faktorësh kyç të shoqërisë shqiptare: institucione shtetërore, institucione e agjenci të pavarura, bota akademike, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, profesionistë të fushave përkatëse dhe vet qytetarëve. Ky është një tregues i pjekurisë demokratike të të gjithë faktorëve të jetës shoqërore që pavarësisht këndvështrimeve që kanë, pozicionit mbështetës apo kritik ndaj qeverisjes sonë gjejnë forcat të bashkojnë energjitë e tyre në një përpjekje të përbashkët, në interes të vendit. Një mesazh i fortë i nevojës që kemi për procese të tilla gjithëpërfshirëse, për të krijuar një sinergji të përbashkët në përmbushjen e objektivave madhorë të shoqërisë siç janë integrimi evropian i vendit, nevoja për një qeverisje të mirë, forcimi i sundimit të ligjit dhe parandalimi e lufta kundër korrupsionit”, nënvizoi Xhafaj.

Xhafaj u shpreh se mbas reformës në drejtësi ky është një tjetër proces që dëshmon fort se vendi ynë ka edhe një pasuri të madhe intelektuale e profesionale.

“Ne duhet të jemi krenarë që kemi kapacitete të tilla midis nesh, një ekspertizë të standardeve evropiane, e aftë për të ndërmarrë e përballuar reforma të këtyre përmasave, kaq komplekse dhe me pritshmëri të larta. Rreth 70 ekspertë të nivelit të lartë, të propozuar nga vetë institucionet e pavarura, bota akademike (universitetet publike e jo publike), organizatat e shoqërisë civile dhe komuniteti biznesit janë angazhuar në funksion të këtij procesi, mbështetur nga një Sekretariat Teknik i bazuar kryesisht në kapacitetet e vet Kuvendit. Rreth 35% e tyre mbajnë tituj shkencorë, rreth 30% janë pedagogë të fushës të së drejtës dhe ekonomisë, 40 % ekspertë/përfaqësues të rreth 22 organizatave të shoqërisë civile dhe mbi 90% e ekspertëve kanë mbi 10 vjet përvojë ekspertize në këto fusha etj”, nënvizoi Xhafaj.

Në këtë proces, vijoi Xhafaj, janë angazhuar edhe mbi 40 ekspertë ndërkombëtarë si konsulent të jashtëm pranë GENL dhe rreth gjysma e tyre janë shtetas shqiptarë në diasporë, që shërbejnë si pedagogë, kërkues shkencorë ose në fushën e zbatimit të ligjit në vende të ndryshme të botës dhe një pjesë e tyre të angazhuar si ekspertë ndërkombëtarë në vende të tjera.

Sipas tij, ky është një tregues në rritje i cilësisë së diasporës shqiptare, i një pasurie të jashtëzakonshme intelektuale që duhet integruar shumë më mirë me burimet e pasura intelektuale, shkencore e profesionale brenda vendit.

Më tej Xhafaj vuri në dukje se “jemi në përmbyllje të analizës, një dokument analitik prej rreth 700 faqesh, i cili bën një skanim të situatës aktuale në 3 fushat, mbështetur në raportet përkatëse zyrtare të viteve të fundit, vendase dhe ndërkombëtare dhe kryesisht në gjetjet, vleresimet, problematikat dhe rekomandimet e Raporteve të BE dhe dokumentave ku shteti shqiptar ka shprehur angazhimet e tij në kuadër të procesit të integrimit”.

“Është i pari dokument analitik i këtij lloji që mban autorësinë e ekspertizës shqiptare”, tha Xhafaj.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike përmes Inteligjencës Artificiale, së shpejti risi me rritjen e transparencës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po punohet aktualisht që Prokurimet Publike të çohen në një nivel tjetër…