Zgjedhjet, KQZ e OSBE diskutojnë masat për parandalimin e frikësimit të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot tryezën e diskutimit teknik “Zgjedhjet 2025: Përmirësimi i Fshehtësisë së Votimit dhe Parandalimi i Frikësimit të Votuesve – Sfida dhe Mundësi”.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot tryezën e diskutimit teknik “Zgjedhjet 2025: Përmirësimi i Fshehtësisë së Votimit dhe Parandalimi i Frikësimit të Votuesve – Sfida dhe Mundësi”.

Paneli dhe të ftuarit përfshinin ambasadorin e OSBE-së, Michel Tarran, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policia e Shtetit Sokol Bizhga, Alexandru Berlinschii, ekspert nga ODIHR, Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Kristaq Kume nga INSIZ, Dritan Taulla nga Kriik Albania. Në aktivitet morën pjesë edhe anëtarë të Komisionit Rregullator dhe KAS të KQZ Shqipëri, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike, si dhe organizata kyçe ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.

KQZ njofton se në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe si përgjigje ndaj rekomandimeve të OSBE/ODIHR, aktiviteti u përqendrua në forcimin e garancive procedurale për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve.

Temat e diskutuara përfshinë: Strategji për përmirësimin e fshehtësisë së votimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit të votuesve; Masa për parandalimin e frikësimit të votuesve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt votimi; Roli i administratës zgjedhore dhe aktorëve të tjerë kyç në ndërtimin e besimit; Fuqizimi i votuesve përmes edukimit dhe aksesit në informacione të besueshme.

Duke nxitur bashkëpunimin dhe dialogun, tryeza teknike kontribuoi në formësimin e një procesi zgjedhor të fortë dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…