Dervishi: Transparenca, mjet për të garantuar demokracinë dhe mirëqeverisjen

Me tematikën “Ndërtimi i besimit, rruga e Shqipërisë në BE drejt qeverisjes transparente” u zhvillua forumi i bashkëorganizuar nga ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA) dhe delegacioni i BE në Shqipëri, në mbyllje të “Javës së Integritetit”.


Rritja e transparencës së autoriteteve publike i ofron qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile apo medias, një panoramë të plotë por edhe akses më lehtë e të shpejtë në informacionet shtetërore.

Me tematikën “Ndërtimi i besimit, rruga e Shqipërisë në BE drejt qeverisjes transparente” u zhvillua forumi i bashkëorganizuar nga ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA) dhe delegacioni i BE në Shqipëri, në mbyllje të “Javës së Integritetit”.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi në fjalën e tij në këtë forum vlerësoi përmirësim shumë të ndjeshëm të transparencës proaktive të institucioneve të ministrive dhe ky rezultat është koordinuar në mënyrë të pandërprerë dhe tepër efektive me MAPA.

Ndër të tjera, Dervishi, tha se, “transparenca kontribuon në zbatimin e parimeve kushtetuese të barazisë, paanësisë, performancës së mirë, përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit në përdorimin e burimeve. Kjo integron të drejtën për administrim të mirë dhe kontribuon në krijimin e një administrate që i shërben qytetarit”.

“Legjislacioni për të drejtën e informimit dhe veçanërisht instrumenti i Programit të Transparencës, ka pasuruar hapësirën operacionale të parimit të transparencës, duke e bërë atë funksional edhe në luftën kundër korrupsionit”, shtoi Dervishi.

Ai theksoi se, parimi i transparencës bëhet kështu një mjet për të garantuar demokracinë dhe mirëqeverisjen.

“Transparenca proaktive nuk ka të bëj vetëm me vënien në dispozicion të informacionit – ka të bëjë me nxitjen e një mjedisi ku hapja dhe llogaridhënia janë normë, jo përjashtim”, nënvizoi Dervishi.

“Në praktikën evropiane është e pakonceptueshme që një autoritet publik të mos zbatojë një opinion apo rekomandim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Marrëdhënia e Institucioneve Kombëtarë të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ) me autoritetet publike dhe e këtyre me qytetarin dhe patjetër me shoqerinë civile, median apo çdo grup interesi, duhet të mbeshtetet në integritetin dhe në luajalitetin institucional. Kjo është aksioma jonë”, tha ndër të tjera Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pjesë e këtij forumi ishte edhe mbajtja e dy paneleve për prezantimin e praktikave më të mira në funksion të forcimit të transparencës së autoriteteve publike.

Në të parin, me titull “Perspektivat e BE dhe ato ndërkombëtare”, e ftuar ishte edhe përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit, Elona Hoxhaj, Drejtore e Përgjithshme e të Drejtës për Informim.

Ajo theksoi rëndësinë që ka transparenca proaktive në performancën e institucioneve shtetërore në raport me qytetarët, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar dhe patur atë gjithnjë në fokus të veprimtarisë së autoriteteve publike.

Në këtë forum, u prezantua nga Ministrja Pirdeni platforma “Transparent Albania”, e cila synon transformimin e mënyrës se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet publike, në funksion të konsolidimit të besimit dhe përkushtimit për standardet më të larta të qeverisjes së hapur.

Ky aktivitet ishte pjesë e Projektit “Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë”, i cili fokusohet te transparenca proaktive në qeverisje, si një shtyllë kyçe e Planit të Rritjes të BE, duke e konsideruar atë si një masë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.